Kryeministri Edi Rama është shprehur se të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste duhet të mbahen të informuar mbi procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Komentet Rama i bëri gjatë një takimi me Grupin Parlamentar të PS-së, në hapje të vitit të ri kuvendor.

Rama paralajmëroi gjithashtu, se takime të tilla me deputetët socialistë si ky i sotmi, do të zhvillohen çdo muaj, me qëllim shkëmbimin e më shumë informacioni.

“Kjo është pjesa që lidhet me fazën përpara përmbylljes së negociatës mbi cilindo tekst. Duhet shumë me tepër punë për t’u shpjeguar me grupin dhe për të dëgjuar nga grupi. Duhet më shumë informacion i ndërsjelltë, pasi të gjithë deputetët mund të kontribuojnë në një proces draftimi.

Kështu që këtë format të sotëm, që është një format i domosdoshëm për më tutje, natyrisht jo me të gjithë ngarkesën e sotme, por me pika specifike dhe me një pikë gjithmonë të përbashkët për procesin e negociatave për draftet që janë në proces, për draftet që vijnë më pas, do ta zhvillojmë çdo muaj”, tha mes të tjerash Rama.


Lajmi kryesor:

‘Siguria ushqimore, e ulët’, Rama: Po përpiqemi të negociojmë me BE plotësimin e kushteve deri në 5 vite pas anëtarësimit! Porosi grupit të PS: Mos falni askënd