Procesi i Berlinit/ Nga lëvizja e lirë me karta identiteti, të njohja e diplomave, futen sot në fuqi marrëveshjet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor

TIRANË- Marrëveshjet e nënshkruara në Procesin e Berlinit, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor vihen në jetë. Pas ratifikimit të marrëveshjeve nga qeveritë e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, ditën e sotme ato futen në fuqi. Tre marrëveshjet parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti të personave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët.  Këto marrëveshje u nënshkruan më 3 nëntor të vitit të kaluar, në samitin e Procesit të Berlinit që u zhvillua në Gjermani në prani të kancelarit Olaf Scolzh.

Këto marrëveshje synojnë lehtësimin e jetesës për Ballkanin Perëndimor, ndërsa liderët ndërkomëbatr i kanë mbështetur si një mënyrë për të lënë pas konfliktet në Ballkan, duke pasur parasysh edhe tensionet e herë pas hershme mes Serbisë dhe Kosovës. Lajmin për futjen e marrëveshjeve në fuqi, e ka ndarë ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

“Marrëveshjet paraqesin hap të rëndësishëm në përpjekjet tona për t’i ofruar qytetarëve lirinë e lëvizjes dhe integrimit, si kusht për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, si rruga më e sigurt dhe më e shpejtë drejt qëllimit tonë të përbashkët – anëtarësimit në Bashkimin Europian” ka thënë mes të tjerash Osmani.

Falë marrëveshjes tani të diplomuarit nuk do të kenë nevojë të paguajnë më tarifa prej 200 deri 500 euro për njohjen reciproke të diplomave. Marrëveshjet e arritura janë tre nga katër marrëveshjet, për të cilat liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor kishin rënë dakord qysh në samitin e Sofjes, në nëntor të vitit 2020, asokohe nën ish-kancelaren Merkel. Por ato mbetën të paimplementuara për shkak të mungesës së vullnetit politik të Kosovës dhe Serbisë.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja