Vendoret 2023, KQZ: PD nuk ka sjellë emrat e komisionerëve për 422 qendra votimi, PL në 75 dhe PSD për 415

Teksa jemi 5 ditë larg zgjedhjeve vendore, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se PSD, Partia Demokratike, Partia e Lirisë nuk kanë sjellë anëtarët e komisioneve për disa qendra votimi. Në rast se nuk sjellin emrat, kryekomisioneri sqaroi se KQZ do të emërojë komisionerë nga afro 600 aplikime që janë bërë për të plotësuar mungesat.

“PSD nuk kanë dërguar komisioner për 415 qendra votimi. PD nuk ka sjellë anëtarët e komisioneve për 422 qendra votimi, PL nuk i ka sjellë në 75 qendra votimi”, tha Celibashi.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se është kërkuar verifikim të thelluar për 10 kandidatë për kryetar bashkie dhe 28 anëtarë të këshillit bashkiak. 

“Për procesin e dekriminalizimit kemi vendosur për të kërkuar verifikim të thelluar prej prokurorisë. Janë 10 kandidatë për kryetar bashkie. Janë 28 kandidatë për anëtar të këshillit bashkiak të cilët janë dërguar për hetim të thelluar. Sipas detyrimit që KQZ i ka bërë publik formularët e vetëdeklarimit për të gjithë kandidatët por edhe emrat e atyre që janë dërguar për hetim të thelluar”, tha Celibashi.

Për votimin elektronik në bashkitë si Kamza, Vora dhe Elbasani, Celibashi tha se rezultati do të dalë 30 minuta pas mbylljes së procesit të votimit. Megjithatë e cilëson se ka risk duke qenë se bëhet në mënyrë elektronike.

“Sistemi që ka përcaktuar ligji për mënyrën e operimit të pajuesve të identifikimit dhe votimit elektronik, në vlerësimin tim është problematikë. Nëse në një moment tjetër duhet të tregojmë se cfarë angazhimesh ka administrata e KQZ, nuk mundet ta imagjinoni dhe sa në risk mund të jetë suksesi i procesit të identifikimit elektronik. Duhet ta pranoj që kemi pasur fat në zgjedhjet e vitit 2021. Shpresoj që të kemi këtë qasje pozitive të atyre operatorëve”, tha Celibashi.

Teksa shpjegonte punën përgatitore për zgjedhjet e së dielës, Celibashi ritheksoi se do të mund të votojnë në zgjedhje edhe ata që i ka skaduar ID pasi vlefshmëria është zgjatur deri më 31 maj. Kryekomisioneri tha se këtë vit është bërë punë e mirë me trajnimin e operatorëve që do të jenë në të gjithë vendin. Sa i përket procesit të numërimit të votave, Celibashi tha se është bërë gjithë instalimi i pajisjeve të cilat mundësojnë dhe garantojnë përcjelljen e informacionit. Edhe fletët e votimit janë marrë sot në dorëzim nga KQZ dhe pritet që të kryhet shpërndarja e tyre.

Kandidatët për të cilët kërkohet verifikim i thelluar

Kreshnik Hajdari, kandidat i PS për bashkinë Kuçovë;
Artur Bushi, kandidat i PS për bashkinë Krujë;
Kristian Shkreli, kandidat i PS për bashkinë Vau i Dejës;
Beqir Mulaj, Kandidat i PS për bashkinë Has;
Rezart Tusha, kandidat i ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë Shijak;
Elvis Hajdërlli, kandidat i ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë Devoll;
Alfred Beleri, kandidat i ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë Himarë;
Agron Kapllanaj, kandidat i PD për bashkinë Mallakastër;
Abedin Oruçi, kandidat i Partia për Europianizimin dhe Integrimin për bashkinë Kukës;
Qerim Ismaili, kandidat i PS për bashkinë Mallakastër.

 

Kandidatët për verifikim

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:22
Gjuha fyese gjatë fushatës, Celibashi: Nuk është kompetencë e jona! Të vetëpërmbahen, mendojnë se i dinë të gjitha

 

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se nuk është kompetencë e KQZ retorika fyese e përdorur gjatë fushatës zgjedhore. Megjithatë nuk kurseu thirrjen që të vetëpërmbahen. Edhe për posterat me material propagandistik tha se s’janë përgjegjësi e KQZ.

“Çështja e përmbajtjes të materialeve propagandistike nuk është e lidhur me kompetencën e KQZ. Ajo cfarë është në kompetencën tonë është vendndodhja e këtyre posterave. Si e ndërtojnë retorikën liderët politikë, kryeministri apo kryetarë të opozitës është cështje e tyre dhe shkon përtej kompetencës tonë. E vetmja gjë që mund të themi është që të ribëjmë thirrje për vetëpërmbajtje të liderëve politikë por duhet të pranojmë që ata mendojnë se i dinë të gjitha dhe i bëjnë shumë mirë”, tha Celibashi.

Ora 12:17
Ndryshimi i qendrave të votimit, Celibashi: Nuk do të krijohet konfuzion, lëvizjet janë ndryshime të fraksioneve të sallave brenda një godine

 

Kreu i KQZ ka sqaruar se nuk do të ketë konfuzion për ndryshimin e vendndodhjes së qendrave të votimit.

“Nuk ekziston problemi i ndryshimit të vendndodhjes së qendrave të votimit. Nuk ka vend për të pasur këtë shqetësim dhe me siguri nuk do të jetë rasti për të pasur konfuzion. Lëvizjet janë ndryshime të fraksioneve të qendrave të votimeve apo sallave të së njëjtës godinë. Kjo është situata. Secili ka vlerësimin sesa qëndron ose jo si problematikë, por në pikëpamje praktike nuk besoj se do të shkaktojë problem ditën e votimit”, tha Celibashi.

Ora 11:59
Celibashi: Asnjë person që s’ka lidhje me procesin s’do lejohet që të rrijë në qendrat e votimit! Do njoftohet policia

 

KQZ ka bërë me dije se në qendrat e votimit nuk do të lejohen që të qëndrojnë persona që nuk kanë lidhje me procesin e votimit. Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi tha se nëse do të identifikohet një person që nuk ka lidhje, atëherë do të njoftohet Policia e Shtetit.

“Nëse konstatojnë situata të tilla, do njoftojnë KQZ, zgjedhës që kanë përfunduar votimin, nuk ka asnjë arsye të ligjshme për të qëndruar në këto ambiente. Shpresoj që kjo thirrje të marrë jehonën që duhet, se ata që rrinë kur nuk kanë punë aty, lidhet me interesa të partive politike”, tha Celibashi.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille