Procesi i digjitalizimit duhet të
jetë transparent dhe konkurues

Procesi i digjitalizimit duhet të<br />jetë transparent dhe konkurues
TIRANE- Shqipëria ka nënshkruar Konventën Europiane për zëvendësimin e transmetimeve analoge audio dhe vizuale me ato digjitale dhe pritet ta përfundojë këtë proces në vitin 2015.

Peisazhi i mediave audio- vizuale shfaqet shumë i larmishëm për një vend të vogël si Shqipëria. Është fjala për aktorë dhe trasmetues të shumtë digjitalë zyrtarë dhe jo zyrtarë. Por sado e pamundur te duket fakti eshte që kjo veprimtari kryhet ende pa një bazë ligjore, të përditësuar sipas rekomandimeve të Këshillit të Europës dhe në përputhje me politikat e BE në fushën e digjitalizimit. Kjo ka sjellë paqartësi dhe vonesa në proces: kështu nëse Konventa Europiane për digjitalizim parashikon përfundimin e procesit në fund të këtij viti, për të gjitha vendet që kanë firmosur Konventën. Shqipëria e shkeli këtë afat kur kërkoi kohët e fundit shtyrjen e tij, deri ne fund te vitit 2015.

Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, organizatë që bën pjesë në grupet e interesit, që po marrin pjesë në diskutimet për krijimin e bazës ligjore me asistencën teknike të pranisë së OSBE-së, e përshkruan kaotik tregun mediatik audio – visual të Shqipërisë. “Shqipëria ka një treg të çrrregullt, nëse mund ta quajmë treg, sepse në të nuk ka rregulla, nuk ka norma rregulluese. Një nga pakënaqësitë më të mëdha që kanë operatorët aktualë në këtë treg është prania e pabarazisë, mungesës së transparencës dhe konkurrences. Ka operatorë që shkelin ligjin aktual të transmetimeve digjitale, të amenduar dy herë: në vitin 1998 dhe 2008,” thotë Z. Aleksandër Çipa.

Pse Shqipërisë i duhet një ligj tjetër për transmetimet digjitale?
Por këto amendime nuk kanë arritur të harmonizojnë legjislacioni e Shqipërisë në këtë fushë me atë të BE, as të mundësojnë respektimin rigoroz të detyrimeve që rrjedhin nga firmosja prej Shqipërisë të Konventës Europine për digjitalizimin e tregut mediatik dhe as t'i japin transparencë procesit. Por ka edhe arësye të tjera pse një ligj i ri është i domosdoshëm për procesin e digjitalizimit të tregut mediatik në Shqipëri. “Ky ligj është i domosdoshëm sepse standartizon tregun mediatik të Shqipërosë me atë të vendeve të BE. Ndërkohë që ky standartizim është një nga detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim – Asocimit mes Shqipërisë dhe BE. Adaptimi i një baze të re ligjore dhe respektimi i Konventës Europiane do të sjellë në mënyrë të pashmangshme që në Shqipëri të arrihet një standart i funksionimit të këtij tregu, zbatimi i konkurencës dhe i vlerësimit të transmetimeve dixhitale si pronë e publikut, në shërbim të shoqërisë,” thotë Aleksandër Çipa.

Axhenda digjitale e BE dhe Ballkani Perëndimor
Procesi i digjitalizimit të tregut mediatik mbështetet nga një projekt i Komisionit Europian që ka një axhendë digjitale për Europën, përfshirë këtu edhe Europën Jug- Lindore dhe vende e Ballkabit Perëndimor që aspirojnë antarësimin.
“Komisioni Europian ka adaptuar një axhendë digjitale për Europën. Përmes saj synohet adaptimi i politikave dhe ligjeve në fushën e digjitalizimit sipas standarteve të BE. Mendoj se gjërat po ecin në drejtimin e duhur, në një linjë me politikat e BE,” thotë për programin shqip të DW Cindy Van Den Boogert (Sindi Van Den Boogert) e ngarkuar ne Komisionin Europian me ecurinë e Axhendës digjitale në Europë.

Por ajo është e projektuar edhe Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjë- Hercegovinën që nuk janë anëtare të BE-së. “Të gjitha këtyre vendeve BE u ka premtuar antarësimin. Nuk ka dyshim se ka një zotim të BE ndaj tyre për këtë përspektivë. Ndërkohë, të vish më pranë BE do të thotë që konkurenca të jetë motori kryesor i zhvillimit dhe një treg mediatik konkurues është shumë i rëndësishem,“ thotë Cindy Van Den Boogert.
(marre nga Dwelle/de, http://www.dw.de/dw/article/0,,15856162,00.html)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën