Procesi i Integrimit Europian, Bushati propozon ndryshime në projekt-rezolutën! Kuvendi nuk ka tagër vendimmarrës

TIRANË- Deputeti Socialist Ditmir Bushati ka propozuar amendime në projekt-rezolutën e Kuvendit për procesin e integrimit në BE. Bushati propozon amendim të titullit të rezolutës nga “Çelja e negociatave” të bëhet “Mbështetje për procesin e fillimit të bisedimeve për anëtarësim”, pasi sipas tij, Kuvendi nuk ka tagër vendimmarrës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Ai i kërkon Kuvendit të angazhohet në përfundimin e Reformës Zgjedhore brenda vitit 2019, në përmbushje të rekomandimeve të OSBE-ODIHR

Bushati kërkon që Kuvendi të nxisë institucionet e tjera përgjegjëse me qëllim ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), brenda vitit 2019.

"Amendim për vlerësimin e punës përgatitore të nisur nga KE me institucionet shqiptare të njohur si procesi“screening”.

Të rikonfirmojmë angazhimet që burojnë nga Rezoluta  e Kuvendit të Shqipërisë datë 24.05.2018

Kuvendi të nxisë institucionet e tjera përgjegjëse me qëllim ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), brenda vitit 2019.

Kuvendi të angazhohet në përfundimin e reformës zgjedhore brenda vitit 2019, në përmbushje të rekomandimeve të OSBE-ODIHR, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë, të drejtë, të ndershëm dhe demokratik.

Kuvendi i kërkon Këshillit të Ministrave të konsolidojë ritmin e reformave, veçanërisht me fokus sundimin e së drejtës dhe liritë e të drejtat themelore.

Kuvendi i kërkon Këshillit të Ministrave që të paraqes brenda datës 31 Tetorit 2019 planin e punës, metodologjinë, planifikimin e burimeve njerëzore dhe financiare në mbështetje të procesit të bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian. 

Kuvendi i bën thirrje Vendeve Anëtare të Bashkimit Evropian që në përputhje me rekomandimin e Komisionit Evropian të 17.04.2018, rikonfirmuar në 29.05.2019, si dhe Konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian, të mbështetur nga Këshilli Evropian, të qershorit 2018, të zyrtarizojnë hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Republikën e Shqipërisë", shkruan Bushati në amendimet e tij.

Amendamentet e propozuara nga Bushati ditën e sotme, janë shqyrtuar edhe në komisionin e Integrimit, me dyer të mbyllura, ku mësohet se shumica prej tyre janë pranuar për tu shqyrtuar në mbledhjen e ardhshme të komisionit. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erti: 01/10/2019 15:28

    Bravo Bushatit intelektual i zoti di,po dhe Rudina duhet pergezuar per iniciativen e mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Nuk asgjësuan 1000 rrënjë hashashi në Shalë, pezullohen nga detyra 6 nënkomisarë dhe inspektorë të Policisë! AMP ekzekuton vendimin (EMRAT)

Shkodër/ Nuk asgjësuan 1000 rrënjë hashashi në Shalë, pezullohen nga detyra 6 nënkomisarë dhe inspektorë të Policisë! AMP ekzekuton vendimin (EMRAT)