Procesi i Legalizimeve, ligji i ri
nis zbatimin me 27 qersho

TIRANE- Ligji i ri i legalizimeve është botuar në Fletoren Zyrtare, duke marrë dekretimin në heshtje të Kreut të Shtetit, Bujar Nishani, i cili nuk ka dhënë pëlqimin apo mospëlqimin publik për draftin dhe do të hyjë në fuqi me datën 27 qershor. Pas hyrjes në fuqi të ligjit pritet të nisë më intensivisht procesi i legalizimit të ndërtimeve informale.

Nga ky proces do të ligjërohen rreth 270 mijë ndërtime pa leje të para vitit 2007. Sipas deklarimeve të qeverisë, procedurat dhe dokumentacioni për legalizimin do të ofrohen falas. Procesi i ri i legalizimeve do të bazohet jo vetëm tek vetëdeklarimet, por edhe te regjistrimet që do të bëhen në terren.

Punonjës të Agjencisë së Legalizimeve do të kontaktojnë zotëruesit e objekteve informale me qëllim që të bëhet procesi i legalizimi dhe i kalimit të pronësisë. Numri i objekteve për t’u legalizuar është tej mase i lartë, çka nënkupton se procesi do të jetë intensiv dhe kërkon kohë për t’u përmbyllur.

Marrë nga "ATSH"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO