TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar në seancën e 29-të në procesin ndaj biznesmenit Arben Frroku i pandehur për vrasjen e kreut të policisë së kombinatit Dritan Lamaj, kërkesën e Prokurorisë për të thirrur në cilësinë e dëshmitarit në këtë proces ish-numrin dy të Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj dhe ish-drejtorin Tonin Vocaj.
Kuliçaj dhe Vocaj do të dëshmojnë në lidhje me operacionin e ngritur pas vrasjes së Lamajt, si dhe me hetimet e kryera nga Policia e Shtetit për vrasjen e ish-shefit të komisariatit të Kombinatit.
Ky fakt konfirmohet për “A1 Report” nga një burim pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku dy ish-drejtuesit e Policisë së Shtetit do të pyeten dhe për njohjet personale me biznesmenin e pandehur, si dhe në lidhje me foton e publikuar pas vrasjes së Lamajt ku Kuliçaj dhe Vocaj drekonin në shoqërinë e Frrokut, foto e cila asokohe u etiketua si grupi çiftelia.
Në seancën e sotme Gjykata kishte planifikuar marrjen e dëshmisë nga bashkëshortja e Arben Ndokës, dëshmitarit të mbrojtur, por kjo dëshmi është lënë për të mërkurën e ardhshme pasi trupa gjyqësore ka vendosur të marrë në shqyrtim disa prova shkresore.
Burime nga gjykata bënë me dije për “A1 Report” se pas administrimit të dëshmisë me videokonferencë nga Arben Ndoka, i cili mësohet të ketë rikonfirmuar se natën e vrasjes së Lamajt ka parë Frrokun ne automjetin BMW, ky proces pritet të mbyllet brenda muajit nëntor.
Arben Frroku akuzohet për vrasjen e Dritan Lamajt shkurtin e vitit të shkuar, ndërsa kjo akuzë nga vetë Frroku nuk është pranuar asnjëherë duke deklaruar se gjyqi ndaj tij është një farsë e Prokurorisë e cila e sulmon për arsye politike.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55%
-
Jo
32.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 680
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
10 vite stërvitje dhe dietë ekstreme, njihuni me 25-vjeçarin kampion që sakrifikon për Bodybuilding
22 Janar, 21:47
-
Koleksioni i 300 objekteve shqiptare në Muzeun Etnografik të Budapestit, në qershor në Shkodër
22 Janar, 21:22
-
Zbulohet çfarë shkruhet në letrën që Joe Biden i la Trumpit në Zyrën Ovale
22 Janar, 21:16
-
Champions League/ Shakhtar 'i vjedh këpucët' Brestit, fiton edhe Leipzig kundër Sporting! Sot PSG - City, në fushë Interi dhe Milani
22 Janar, 21:04
-
Pentagoni do të dërgojë 1.500 trupa aktive në kufirin me Meksikën, thonë zyrtarët
22 Janar, 20:54
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Princ Leka u dënua me 16 muaj shërbim prove, Partia e Legalitetit: Ai është figurë e kulluar, u dënua nga komunistët
22 Janar, 20:35
-
Derbi shqiptar në Champions League, Asllani dhe Laçi sfidojnë njëri-tjetrin nga minuta e parë! Kristjani fiton besimin e Inzaghit
22 Janar, 20:30
-
Raporti: Kina dhe Izraeli kryesojnë vendet që burgosin gazetarët
22 Janar, 20:10
-
Heqja e taksave për resortet me 4-5 yje, ‘Djathtas 1912’: Abuzim i mazhorancës afër 11 Majit, i shërben dhe favorizon një grup të vogël interesi!
22 Janar, 20:04
-
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
22 Janar, 20:03
-
Australian Open/ Jannik Sinner i pamposhtur, fiton kundër De Minaur dhe gjen Shelton në gjysmëfinale
22 Janar, 19:57