Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati deklaroi sot se vijon puna për procesin screening, ndërsa kërkoi bashkëpunimin e të gjitha palëve. Shefi i diplomacisë shqiptare u shpreh se është i zhgënjyer me angazhimin e bashkive në këtë proces.
“Ekipi negociator do të përbëhet nga 7 anëtarë. Misioni ynë në BE do të marrë një vlerë tjetër. Sekretariati do të ngrihet pranë Ministrisë së Jashtme, ku do të jetë armata teknike. Kemi nisur punën përgatitore për procesin screening. Por jam i zhgënjyer nga angazhimi i bashkive në këtë proces. Kërkohet bashkëpunim i të gjitha institucioneve dhe shoqërisë civile në këtë proces” deklaroi ai.
Procesi ‘screening’ është një analizë e hollësishme e kuadrit ligjor shqiptar në tërësi dhe ecurisë së përafrimit të legjislacionit, si një ndër hapat që vendi po hedh për hapjen e negociatave vitin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Me Vangjush e Voltana do hyjme ne BE mo??
PërgjigjuBravo Elda Keta habiten nga niveli "profesional" i Bashkive. Sikur jetojne ne Kanada.
PërgjigjuAta qe keni vene ju atje nuk marin vesh nga ato pune ata vetem pune partish dine ke te spiunojne .Cne ata me ligjet e BE ku han pyka ata nga ato pune.Cdo mbjellesh do korresh ndaj ske pse habitesh.
Përgjigju