ProCredit Bank merr kupën e
"Përgjegjësisë Sociale të Korporatës" 

ProCredit Bank Shqipëri fiton çmimin e Përgjegjësisë Sociale të Korporatës në kategorinë “Best Practise for Large Companies”.

Më 11 Qershor 2014 u mblodh Forumi Shumëpalësh për Përgjegjësinë Sociale të Korporatës – një bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, UNDP dhe Rrjetit Shqiptar për Përgjegjësinë Sociale të Korporatës (Albanian CSR Network).

Përgjatë këtij forumi, u prezantuan dhe u shpërndanë tre çmime për kompanitë më të vlerësuara në fushën e Përgjegjësisë Sociale të Korporatës, që ishin ndarë në tri kategori: çmimi për Praktikën më të Mirë për Kompanitë e Mëdha (ProCredit Bank), çmimi për Inovacion (Megatek) dhe çmimi për Praktikën më të mirë për SME-të (Energy Ashta)

ProCredit Bank Shqipëri u vlerësua me çmimin “Praktikat më të mira për kompanitë e mëdha” dhe u vlerësua për implementimin e masave gjithëpërfshirëse dhe përqasjes ndaj Sistemit të Menaxhimit Mjedisor, që është i fokusuar në tri shtylla kryesore:

- Sistemi i menaxhimit të brendshëm mjedisor

- Menaxhimi i riskut mjedisor në kredidhënie

- Shërbimet financiare “eko”

procredit bank

Pas dhënies së çmimit nga Shkëlqesia e Tij, Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Z. Hellmut Hoffmann, pjesëmarrësit patën mundësinë të shihnin një prezantim të shkurtër të masave pro-mjedisore të ndërmarra në Bankë. “Si pjesë e Grupit ProCredit me qendër në Frankfurt, Gjermani, ne ofrojmë standarde të larta përsa i përket impaktit që kanë veprimet tona në mjedis. Ne jemi të fokusuar në rritjen e ndërgjegjësimit dhe orientimit të klientëve tanë në përdorimin e teknologjive dhe masave të eficiencës së energjisë. Ne do të vazhdojmë të jemi aktivë në financimin e këtyre investimeve, gjithnjë duke shpjeguar dhe këshilluar financiarisht klientët tanë, si pjesë e kontributit të Bankës në mbrojtjen e mjedisit” tha Adela Leka, anëtare e Bordit Drejtues të ProCredit Bank Shqipëri.

Përgjatë vitit 2013, Banka reduktoi përdorimin e disa burimeve të caktuara që kanë impakt të drejtpërdrejtë në mjedis, si: Energji Elektrike – 8%; Ujë – 21 % dhe Letër 17%. Gjithashtu, portofoli total i shërbimeve financiare “Eko” u rrit me 22%.

ProCredit Bank Shqipëri është themeluar më 1995 dhe është pjesë e grupit ndërkombëtar ProCredit, që operon në mënyrë të suksesshme në 3 kontinente. Grupi drejtohet strategjikisht nga ProCredit Holding dhe mbështetet plotësisht nga ProCredit Bank Gjermani. 

Këto institucione mbikëqyren nga BaFin (Autoriteti Gjerman i Mbikëqyrjes Financiare) që thekson besueshmërinë dhë qendrueshmërinë e institucioneve ProCredit.
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i Keq/ Bypass- Qafë Murrizi, Fushë Arrëz - Iballë e pakalueshme, Qafë Thanë - Librazh i vështirë për kamionët! Policia apelon për kujdes

Moti i Keq/ Bypass- Qafë Murrizi, Fushë Arrëz - Iballë e pakalueshme, Qafë Thanë - Librazh i vështirë për kamionët! Policia apelon për kujdes