Proda drejtori i ri i Policisë së Shtetit, gazetari Dema: Ishte emri më i lakuar, drejtimi i Elbasanit pikë kthese në karrierën e tij

TIRANË- Ilir Proda është drejtori i ri i Policisë së Shtetit. Gazetari Sokol Dema i ftuar në emisionin Studio Live në Report Tv komentoi karrierën e Prodës prej vitit 2005 në radhët e policisë e deri në emërimin si kryepolic i bluve. Gazetari Dema thotë se Proda ishte një prej tre emrave më të lakuar si pretendend.

Për gazetarin Hitaj, Dema thotë se Proda është nga ata drejtues që ka pasur katapultim të shpejtë në role të rëndësishme. Madje drejtimi i një qarku të vështirë si ai i Elbasanit, gazetari Dema thotë se ishte pika e kthesës në karrierën e tij.

“Proda hyn në listën e atyre drejtuesve që ka pasur katapultim të shpejtë në role të rëndësishme. Ka nisur një karrierë që në 2005, nuk janë pak, por edhe shumë nuk janë për të qenë pjesë e kupolës drejtuese. Ka drejtuar një nga strukturat më të vështira në vend.

Në listë ka qenë gjithmonë në tre emrat më të lakuar që është përmendur jo vetëm në rrethin e ngushtë të gazetarëve, por edhe nga emra të njohur të policisë. Vitet e punës në Elbasan i kanë shërbyer jo pak për tu katapultua si emër pretendend, kemi të bëjmë qartë me një qark jo të lehtë. Kalimi i tij nga zv.drejtor në drejtor të qarkut ka qenë pika e kthesës që i ka dhënë një dorë të rëndësishme karrierës së tij deri në emërimin si drejtor i Policisë së Shtetit”, shprehet gazetari Sokol Dema.

Edhe gazetarja Aida Topalli thotë se emërimi i Prodës ishte i pritshëm, nisur edhe nga deklarata e ministrit të brendshëm se drejtimi do i takonte një gjenerate të re.

“Ishte emër i pritshëm, pas deklaratës së bërë nga ministri që do jetë një gjeneratë e re që do drejtojë policinë e shtetit. Duke parë listën e kandidatëve që morën pjesë rezultonte që gjenerata e re të ishin pak emra, Ilir Proda, Skënder Hitaj dhe Altin Mema. Duke njohur punën dhe eksperiencën e Prodës më bënte të besoja që ishte kandidati për të marrë postin e Policisë së Shteti. Është një oficer karriere”, tha Topalli.

Sa i takon çështjes që SPAK ka marrë në verifikimin telefonin e Ilir Prodës pasi dyshohet se operacioni për kapjen e grupit të Çopjave është dekonspiruar, sipas gazetarit Sokol Dema është një procedurë standarde, por që fjalën e fundit pritet ta thotë SPAK.

“Të ishte subjekt i SPAK s’do shkonte për tu garuar. Ka qenë i qetë dhe ka shkuar përballë një gare i qetë. Hetimi do e nxjerrë në vijim, celulari i tij ende nuk është verifikuar. Është provë morale shumë pozitive. Është procedurë standarde”, tha Dema.

Ilir Proda mori sot ‘bekimin’ e kryeministrit Edi Rama për t’u emëruar drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polic #: 02/10/2024 21:31

    Qarku më i vështirë për policinë është Shkodra dhe nuk ka tjetër! Elbasani i ka të gjithë grupet kriminale të goditur, në burg, ose në kërkim dhe ndonjë i vrarë ndërsa Shkodra i ka të gjithë grupet gjallë dhe me aktivitetet!! Pra, për vështirësi qarku i takonte Edmond Sulës për t'u bërë drejtori i përgjithshëm!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion