Drejtori teknik i ekipit të Partizanit, Eduard Prodani në një intervistë për gazetën ‘Shqiptarja.com’ u përgjigjet deklaratave të presidentit të Skënderbeut, shpall objektivin e qartë për titullin kampion dhe në fund shprehet se ultrasit e ‘vuajtur’ të Partizanit urojnë që Tirana të bjerë në Kategorinë e Parë.
Z. Prodani si e gjykoni ecurinë e Partizanit në 15 javët e para, e parashikonit këtë rezultat?
Për vetë faktin që jemi në vendin e dytë të renditjes së Kategorisë Superiore duke pas ardhur nga një kategori më poshtë, duke pas një skuadër praktikisht 100% të re, duke përballuar në të njëjtën kohë probleme të mëdha logjistike them se ecuria duhet gjykuar pozitive.
Nuk mund të them se e kishim parashikuar këtë rezultat por as dhe se është i papritur për ne. Fillimi i sezonit paraqiste shumë të panjohura dhe ishte e vështirë të predikohej veçanërisht starti i kampionatit dhe forca e konkurrenteve.
Megjithë një luhatje të fortë pas fitores me Tiranën, përgjithësisht arritëm të qëndrojmë të fokusuar dhe të forcohemi në vijimësi. Rezultati i arritur është i mirë por jo më i miri i mundshëm. Kjo ishte vetëm pjesa e parë e sezonit dhe e dyta do të jetë mjaft më e vështirë.
Megjithatë, ne jemi optimistë sepse koha punon për ne.
Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë shton shanset që Partizani të mbetet pa trofe këtë edicion?
Eliminimi nga Kupa ishte një “hap fals” si është bërë zakon të thuhet por jo drame. Formula e Kupës i ka në natyrën e saj këto lloj “rrëzimesh”.
Ndoshta grupi që kemi nuk është maturuar ende deri në pikën që të përballojë me sukses situata të ngjashme me atë që na u krijua në Kupë pas barazimit të ndeshjes së parë. Natyrisht që tashmë ka një mundësi më pak për ne për trofe në këtë sezon.
Shpresojmë që kjo të na shërbeje së paku për të rritur përqendrimin dhe dedikuar energjitë për kampionatin.
Presidenti i Skënderbeut, Takaj, ka deklaruar se Partizani është shumë i vogël për të pretenduar titullin, cila është përgjigja juaj?
Presidenti i “Skënderbeut” ka frikë nga Partizani. Megjithë superioritetin në letër, askush nuk mund të jetë i qetë kur nga mbrapa ndjen frymën e Partizanit. Kështu i kuptoj unë deklaratat ne fjale. Por është dhe e natyreshme për zotin Takaj që të ketë frikë nga Partizani. Eshtë një emër që në sport ka ngjallur gjithmonë frike.
Sidomos ata që kanë luajtur futboll në ekipet zinxhir të klubeve të tjera të Tiranës janë mbrojtur me këtë frikë të përherëshme. Me sa di unë zoti Takaj ka luajtur për ekipet e SK Tiranes (“17 Nëntori” i atëhershëm).
Me Flamurtarin a ju kënaq barazimi dhe sa do të ndikojnë në ndeshje shkëmbimi i deklaratave mes klubeve për lojtarë që mund të afrohen te Partizani nga Vlora?
Nuk na kënaq barazimi, do të shkojmë për të fituar. Këtë e kërkon lufta për titull në të cilën jemi angazhuar, kjo është dëshira e tifozëve tanë, kështu rikthehet më shpejt Partizani i madh. Deklaratat e trajnerit të Flamurtarit kanë për qëllim mobilizimin e ekipit të tij dhe rritjen e vëmendjes ndaj ndeshjes.
Ndonëse i njohim po aq mirë këto “mind games” që kërkon të aplikojë vend e pa vend trajneri, mendoj se ai gabon. Kjo mënyrë e përgatitjes së ndeshjes mund të sjellë tension të rritur në Vlorë dhe koha ka provuar se kjo s’i ka bërë mirë asnjëherë atij ekipi, e kundërta po.
Megjithatë, përvec marrëdhënieve shumë të mira me klubin e Flamurtarit, ne kemi shumë miq dhe dashamirës atje dhe në Vlorë do të pritemi si miq. Jam i sigurt se atje do të fitojë futbolli pavarësisht nga rezultati që do dalë nga ndeshja.
Partizani vlerësohet si i përkëdheluri i FSHF, persona të ndryshëm mendojnë se kjo vjen për shkak se ju jeni ish-sekretar i përgjithshëm i FSHF dhe i ‘zbatoni’ mirë rregullat, ju çfarë mendimi keni?
Këto opinione janë thjesht manovra të marifetcinjve të vjetër vërdallë dhe brenda FSHF-së. Kështu ata përpiqen të dëmtojnë imazhin tonë dhe të krijojnë “ujëra të turbullta” që do t’i lejonin të vazhdojnë të qetë “peshkimin”.
Po mjaftohem të them se politikat e vjetra “anti-Partizani” që duhet të themi se funksionuan goxha mirë për shumë vite, tashmë koha i ka lënë mbrapa dhe i ka zhvlerësuar. Partizani nuk vdes kurrë se e duan shqiptarët.
Dhe nëse s’është i vdekur, Partizani di të jetë vetëm i madh. Partizani nuk është i përkëdheluri i FSHF sepse faktet flasin ndryshe. Por Partizani është dhe do të jetë partner pa kushte i FSHF në përpjekjet e saj për ngritjen e nivelit dhe suksesin e futbollit shqiptar.
Në cilën pikë janë negociatat me Zhdrellën dhe merkato e Janarit do synojë titullin kampion?
Pohoj se Zhdrella është nder objektivat tona kryesore të sezonit. Megjithatë duhet të dini se ai nuk është lojtar i lirë. Për këtë qellim bisedat fillestare janë zhvilluar me klubin më të cilin ai është nën kontratë dhe deri tani kanë ecur mirë. Kaq mund te themi për momentin.
Besoj se së shpejti do të jemi në gjendje të informojmë me më hollësi. Kush është urimi juaj për Tiranën në rolin e ultrasit të Partizanit, ndërsa në rolin e Drejtorit te Pergjithshem çfarë mendoni se ka bërë keq homologu juaj te bardheblutë?
Nuk e fsheh që kam qenë tifoz i Partizanit gjithë jetën time por termi “ultras” nuk është me i përshtatëshmi për mua dhe nuk mund të flas si i tillë.
Natyrisht që ka ultras “të vuajtur” të Partizanit të cilët në këto momente urojnë që Tirana të përfundojë në Kategorinë e Parë dhe kjo ka shpjegimet e veta duke përfshirë dhe ato që kanë të bëjnë me qëndrimet e palës tjetër kur situata ishte e përmbysur.
Po nuk është kjo e përgjithshmja. Unë i njoh shumë mirë kategoritë dhe mentalitetet e grupit të madh të tifozëve dhe dashamirësve të Partizanit dhe e di mirë se shumica dërmuese e tyre nuk e dëshirojnë që Tirana të pësojë të njëjtin fat me atë të Partizanit ca vite më parë.
Për këto jam shumë i bindur. Tifozët e Partizanit janë mbrojtur me frymën e kampionëve që e bënë të madh këtë emër dhe kampionët nuk e shohin kurrë shkëlqimin e tyre te rrënimi i kundërshtarit por te dominimi me meritë i tij.
Nuk e di se kush është realisht “homologu” im te Tirana dhe nuk është e voliteshme që unë të flas për çështje të brendshme të Tiranës në një moment të tille. Ajo që është e dukshme për të gjithë është se Tiranës nuk i mungojnë financat, lojtarët dhe kushtet. Unë besoj se Tirana mund të dalë nga kjo situate në radhë të parë duke zgjidhur problemet e brendshme por dhe me ndihmë nga jashtë.
/Shqiptarja.com