Prodhim i mbarë, më shumë vaj ulliri këtë vit në Kuçovë, fermerët: Na ndihmon shteti ta shesim

Në mbarë vendin kanë filluar të mblidhen ullinjtë dhe të fillojnë përgatitjet për prodhimin e vajit. Edhe në Kuçovë, si në gjithë zonat e tjera që kultivojnë ullinj, prodhimi këtë vit ka qenë i mirë.

Në Panairin e Ullirit të mbajtur në Perondi, fermerët e fshatrave të Kuçovës, shprehen të kënaqur me faktin se shteti po i ndihmon të gjejnë treg për vajin, por kërkojnë më shumë financim më shumë mundësi që prodhimi të shkojë në treg.

"Fuqia punëtore është problem ka mungesë por ne punojmë si familje. Këtë vit kemi prodhim dhe çmimi i vajit ullirit do të jetë për momentit 600 deri 700 litri kurse ulliri tavolinës deri tek 900 lekë vjetra. Përsa i përket tregut me vajin na ndihmoi shteti kemi gjetur tregun ndërsa për ullirin kokër kërkojmë ndihmë nga shteti të na ndihmoj në këtë pjesë në gjetjen e tregut.

"Edhe unë jam fermer zona Goraj bashkia Kuçovë .Sivjet kemi patur prodhim të ullirit por në krahasim me disa vite më parë prodhimi është në rëni 40%.Gjithsesi kemi prodhim cilësor. Kemi problem në mbledhjen s’ka krah pune dhe problemi më i madh është transporti disa zona nuk kanë rrugë kjo ndikon shumë në tregtimin e tij. Subvencionet një pjesë nuk i kanë marrë  por unë ngre problemin e rrugës ajo na penalizon shumë në shitjen e prodhimit", shprehet Marsel Hoxha.

"Ne si çmim mendojmë 1000 deri 1200 te reja tek ulliri, ne  s’kemi marrë subvencion mungesë dokumentacioni. Tregun e kam gjetur disi pasi kemi shumë vite që kemi dal në treg. Unë them që justifikon çmimi por subvencionet duhet kjo ndihmon fermerin" , thotë Shefqet Pirko.

Pronarët  e fabrikave të vajit thonë se kostoja e prodhimit është rritur, pasi në mungesë të punëtorëve, janë të detyruar të rrisin pagat, e kjo e sjell vajin e ullirit tek konsumatori, me çmim më të lartë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere