Prodhimet me "Kosovo/UNMIK"
 të papranueshme

Prodhimet me "Kosovo/UNMIK"<br /> të papranueshme
PRISHTINE- Doganat e Kosovës dhe institucionet e tjera të vendit kanë raportuar importin e një lloji të caktuar të produkteve nga Serbia, në ambalazhin e të cilave shënimi për vendin e destinacionit dhe përfaqësimit, bëhet me “Kosovo/ UNMIK“.

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka lëshuar një deklaratë për media, me të cilën thotë se importi i produkteve që përmbajnë këtë mbishkrim, është i papranueshëm dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

"Apelojmë te të gjithë përfaqësuesit kosovarë të kompanive serbe që importojnë nga Serbia, të mos pranojnë veprime të tilla të kundërligjshme në rastet e importit të produkteve me ambalazhin 'Kosovo/UNMIK'. Praktika të tilla janë kundër interesave të bizneseve dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe kundër promovimit të vlerave të shtetësisë kosovare", thuhet në deklaratën e OEK-ut. 

Reagon edhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila. Ajo thotë se mallrat me këto mbishkrime nëse gjinden në tregjet tona, në muajin prill, ato do të konfiskohen.
Ajo shton se i kanë bërë ftesë Asociacionit të Biznesit në vend që ti paralajmërojnë partnerët e tyre se ky veprim është i kundërligjshëm.


(sg/europaelire/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet