Prodhimi i bujkut stok, importi i drithërave rekord, në 6 muaj blemë 143 mijë ton! Braçe: AKU kujdes, po importojmë nga Rusia

Prodhimi i bujqve po mbetet stok pasi po mbytet nga malli i importit. Pas protestës së fermerëve së Maliqit, pasi grumbulluesit nuk u blejnë drithërat e perimet, deputeti i PS-së Erion Braçe ka kërkuar nga qeveria të marrë masa për të kontrolluar anijet që vijnë me drithëra nga Rusia.

“Një seri anijesh, tamam tani në pikun e korrjes së drithërave janë lëshuar në portet tona. Origjina e tyre është Ukraina dhe Rusia. Për Rusinë patjetër na duhet një proces kontrolli se kemi sanksione për ca kompani të atyre. Nuk e di ndodh apo jo kontrolli sot. I takon autoriteteve të na thonë nëse kontrollohet verifikohet lista e kompanive që po sjellin drithëra në Shqipëri”, tha Braçe.

Sipas deputetit socialist, kompanitë që po importojnë drithërat, janë të njëjtat me ato që u shesin fermerëve farat e plehrat kimike, por në fund nuk ua blejnë produktin. Ndaj kërkoi kontrolle për cilësinë e drithërave të importuara.

“U shesin farën e grurit, të misrit dhe plehrat kimike. Janë të njëjtë por kur vjen puna për ti grumbulluar drithin nuk ia marrin por shkojnë në Rusi për të importuar drithëra prej andej. Importojnë me një fletë analize që ka shënim se këto janë treguesit e përbërjes së grurit apo misrit në momentin që është bërë inspektimi dhe jo në atë moment që ka hyrë në portin e Durrësit. Dhe unë sot nuk di t’ju them nëse AKU I kontrollon ato parametra të atij malli që hyn në portin e Durrësit”, tha Braçe. 

Ndërsa deputeti i PD-së Bledion Nallbati, shqetësimin e fermerëve e përcolli në kuvend me ironi për qeverinë, për të dëshmuar sipas tij që është e braktisur nga shteti.

“A e dini ju se është kohe pushimesh apo jo? Një avaz ju! Kush ju ka thënë juve të mbillni, grurë, misër, qepë, patate? Pse iu mbaruan Serbisë që të mbillni juve?  Qeveria iu tha mbillni hashash, ju prapë patate, qeveria ndërtoi laboratorë modernë për kokainë, ju prapë grurë! Po pse more me qepë dhe pate, me mushka dhe gomarë (karroca) do ta zhvillojmë ekonominë ne?! Ne Evropë shkohet me makijazh edhe botox dhe jo me baltë dhe me djersë!- Prandaj thirrini mendjes dhe hiqni dorë nga këto budallallëqe, ka 12 vjet qeveria që iu thotë para nuk ka, për bujqësi nuk na plas, ju prapë një avaz!”, tha Nallbati. 

Por sa është sasia e vlera e drithërave të importuara, ndërkohë që mundi i fermerëve shqiptar po shkon dëm? Sipas të dhënave të INSTAT, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë importuar 143 mijë tonë drithëra, me vlerë 4.7 miliardë lekë. Ndërsa vjet u importua në këtë periudhë 109 mijë tonë, me vlerë 4.5 miliardë lekë.

Ndërsa vlera e eksporteve është minimale. Vjet janë eksportuar 151 tonë drithëra, ndërsa këtë vit vetëm 88 tonë, kurse vlera e tyre nga 7.1 milionë lekë vjet, është rritur në 17.6 milionë lekë këtë vit.

Pra siç tregohet nga shifrat e vetë institucioneve, importi po konkurron fort prodhimin vendas, dhe po dominon nëpër markete dhe magazina në Shqipëri.

IMPORTI I DRITHËRAVE NË SASI E VLERË
Janar-Qershor 2023        109.5 mijë tonë
Janar-Qershor 2024        143.3 mijë tonë
Rritja                                + 33.8 mijë tonë
EKSPORTI I DRITHËRAVE NË SASI
Janar-Qershor 2023        151.1 tonë
Janar-Qershor 2024          88.1 tonë
Rënia                                - 63 tonë
IMPORTI I DRITHËRAVE NË VLERË
Janar-Qershor 2023         4,514,569,224 lekë
Janar-Qershor 2024         4,765,666,890 lekë
Rritja                                +251,097,666 lekë
EKSPORTI I DRITHËRAVE NË SASI
Janar-Qershor 2023         7,129,514 lekë
Janar-Qershor 2024        17,601,183 lekë
Rritja                               +10,471,669 lekë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:15
Braçe në Kuvend ngre zërin për fermerët: Në kulmin e prodhimit të grurit kompanitë që shitën farën e importojnë nga Rusia, a i kontrollon qeveria? 

Fermerët janë ngritur në protestë pasi gruri dhe mistri që ata prodhojnë nuk u grumbullohet por po importohet nga jashtë.

Në seancën e sotme parlamentare, deputeti Erjon Braçe ngriti zërin në mbrotje të fermerëve duke i kërkuar qeverisë të kontrollojë kompanitë që në kulmin e prodhimit të grurit dhe misrit në Shqipëri e importojnë atë nga Rusia e Ukraina.

Braçe thotë se këto kompani janë pikërisht ata që u shesin farën e plehun kimik e më pas nuk ua grumbullojnë se thonë se gruri i tyre nuk është për bukë por për pula.

 

"Një seri anijesh, taman tani në pikun e korrjes së drithërave janë lëshuar në portet tona. Origjina e tyre është Ukraina dhe Rusia. Për Rusinë patjetër na duhet një proces kontrolli se kemi saksione për ca kompani të atyre. Nuk e di ndodh apo jo kontrolli sot. I takon autoriteteve të na thonë nëse kontrollohet verifikohet lista e kompanive që po sjellin drith në Shqipëri.

E dyta kompanitë që importojnë nuk janë të huaj por shqiptare. Dhe ai modeli I tregut që kam folur kohë pas kohe kanë sjellë pasojën që bujqit të kërkojnë mbrojtje për prodhimin e tyre. U shesin farën e grurit, të misrit dhe plehrat kimike. Janë të njëjtë por kur vjen puna për ti grumbulluar nuk ia marrin por shkojnë në Rusi për të importuar drith prej andej. Importojnë me një fletë analize që ka shënim se këto janë treguesit e përbërjes së grurit apo misrit në momentin që është bërë inspektimi dhe jo në atë moment që ka hyrë në portin e Durrësit. E unë sot nuk di tju them nëse AKU I kontrollon ato parametra të atij malli që hyn në portin e Durrësit. 

Nëse ky grumbulluesi që i ka shitur farën, i ka shitur plehrat kimike e tani nuk e grumbullon se thotë nuk e ke në parametra por e ke grur për pula e jo grurë për bukë, e grurin për bukë duhet ta marrin në Rusi, patjetër duhet të ti verifikohet gërmë për gërmë, lagështia, rrezja, proteina e cdo gjë tjetër që është e detyrueshme për atë produkt importi.

Kjo natyrisht nuk bëhet nga Kuvendi por qeveria e duhet ta bëjë doemos qeveria. Është e thjeshtë të vendosësh një gjobë. Ashtu sic dua të vlerësoj ministrin që ka tërhequr pas gjobat atje por është e vështirë të bësh punën, e puna duhet bërë" theksoi Braçe.  

Ora 11:41
Ironia e Nallbatit: Fermerët po i nxinë fytyrën Shqipërisë, qeveria merret me hashash, ata akoma me qep e domate

Në Kuvend po diskutohet projektligji për akcizën. Deputeti i Partisë Demokratike Bledion Nallbati nga foltorja e Kuvendi ka komentuar me ironi protestën e fermerëve në Maliq.

‘Veprimi skandaloz i fermerëve. Si nuk keni turp që dilni në rrugë, thërrisni e bërtisni, shqetësoni qeverinë, i prishni gjakun(rehatinë) A e dini ju se është kohe pushimesh apo jo? Një avaz ju! Kush ju ka thënë juve të mbillni, grurë, misër, qepë, patate? Pse iu mbaruan Serbisë që të mbillni juve?

- Qeveria iu tha mbillni hashash, ju prap patate, qeveria ndërtoi laboratore modernë për kokainë, ju prap grurë!

- Qeveria ndërton kulla ju vazhdoni me kasolle!

- Qeveria punon me ekskavatorë, fadroma dhe betoniere ju akoma me shata dhe me bel, me mushka dhe gomere( karroca)! Turp të keni na nxite faqen na prishët imazhin e vendit.

Po pse more me qepë dhe pate, me mushka dhe gomerë (karroca) do ta zhvillojmë ekonominë ne?! Ne Europë shkohet me makijazh edhe botox dhe jo me baltë dhe me djersë!

- Prandaj thirrini mendjes dhe hiqni dorë nga këto budallallëqe, ka 12 vjet qeveria që iu thotë para nuk ka, për bujqesi nuk na plas, ju prap një avaz! (Prandaj të nderuar fermerë ndërgjegjësohuni dhe tërhiquni nga kërkesat tuaja që kësaj qeverie i duken pavlerë! Kjo qeveri ka 12 vite që iu ka treguar se për bujqësinë nuk ka fonde dhe nuk kemi kohë për bujqësinë dhe ju prap protesta dhe kërkesa?! )

- Hajdeni ore punoni ne Palase në Dhërmi në Himarë:-të lani, të pastroni…shërbejini qeverisë se nuk pastrohen vete ato vila! Se qeveria ju ka thënë punë ka po ju nuk doni të punoni!

Po nuk doni ikni, zhdukuni që këtu, se marim skllevër nga Bangladeshi, nuk e lemë vendin në mëshirën tuaj!  Se ju vetëm ankoheni dhe nuk bëni asgjë për qeverinë! Mburreni se paguani taksa! Po pse more mbahet qeveria vetëm me rroga, shkohet ne Dubai me rroga?!’- tha Nallbati.

K.T./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani-Belgjikë: 26/07/2024 22:18

    Duhet kontroll i rreptë për grurin dhe misrin nga rusia dhe serbia është i hjithi kancerogjen, bashk me qumështin e byletra të tjera, aku ka falimentuar të ruajë shëndetin e qytetarve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë