VLORE - Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Mikel F. Nikramaj, 35 vjeç banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u krye në lagjen "24 Maji", pasi iu gjetën dy armë zjarri të tipit pistoletë.

Pas informacioneve të marra nga shërbimet e policisë në rrugë operative rezulton se ky person ushtronte aktivitetin kriminal të prodhimit të armëve të zjarrit. 

Gjithashtu, ky shtetas njihet si person me precedent penal pasi ka qenë i dënuar më parë për "Vjedhje" dhe për vepra të tjera penale.

Materialet iu dërguan Prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)