Kompania “American Green Inc.”, njëri nga prodhuesit më të mëdhenj amerikan të kanabisit, ka blerë gjithë tokën e cila i takon qytezës Nipton në Kalifornia, SHBA.
 
Kompania do të ndërtojë një qytezë, rreth 95 kilometra larg Las Vegasit, e cila do të shndërrohet në destinacion “të pavarur dhe të  hapur për marihuannë”.
 
Pronarja aktuale e tokës, e cila është më së shumti shkretëtirëm Roxanne Lang, është shprehur se marrëveshja ende nuk ka hyrë në fuqi, por ka konfirmuar se American Green është blerësi.
 
Burri i saj në vitin 1985 bleu qytezën Nipton, një qytet i shkretë, të cilin e shndërroi në destinacion për adhuruesit e shkretëtirës.
 
Aktualisht në këtë qytezë jetojnë rreth 20 banorë.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com