/ATSH-Megi Zonja/- Prodigy ka zgjedhur të rikthehen me një album të ri në skenën muzikore "për të ringjallur muzikën dance" .

Gjashtë vjet pas albumit të fundit të regjistruar në studio, grupi ikone "Prodigy" rikthehet për të zënë vendin që i takon në fushën e muzikës alternative.
"Muzika dance për momentin ka vdekur". Kështu shprehet Liam Howlet, dhe pjesa tjetër e grupit duket se nuk mund të mos jetë dakort me të.

Mund të jetë ironike që një prej pak grupeve të cilët mund të meritojnë titullin e "muzikës Dance më të mirë të të gjitha kohërave", tashmë refuzojnë vetë skenën të cilën ndihmuan të ngrinin.

Duke e quajtur muzikën e ditëve të sotme tepër të komercializuar dhe të 'sigurtë' grupi përgjigjet me ndryshim. Albumi i ri i titulluar "The Day is my Enemy" është euforik, i zhurmshëm por njëkohësisht melodioz. Hoëlet shprehet se nuk pretendon ta kthejë grupin në një trashëgimi kulturore, por gjithsesi ndjen se kontributi i tyre shpesh harrohet të përmendet.