Producenti hollivudian Stan
Dragoti, dekorohet “Nderi i Kombit”

Producenti hollivudian Stan<br />Dragoti, dekorohet “Nderi i Kombit”
Regjisori dhe producenti i shquar hollivudian me origjinë shqiptare, Stan Dragoti, është nderuar nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me dekoratën “Nderi i Kombit”.
 
Regjisorit Dragoti i është dhënë dekorata në New Tube në mjediset e Televizionit të diasporës “Albas” të drejtuar nga Qemal Zylo.
 
“Nderi i Kombit” i është dorëzuar legjendës së artit botëror, Dragotit bashkë me çmimin "Nderi i Tepelenës" dhënë nga kryetari i Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi.
 
 “Stan Dragoti e pranoi me emocion dhe lot në sy vlerësimin që i ka bërë Kombi dhe Tepelena e tij”, pohon Qemal Zylo.
 
Stan Dragoti ka qenë në tërheqjen e kësaj dekorate të lartë kombëtare së bashku me artistin e Hollivudit Mike Dusi. Pasi ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen për presidentin dhe kryetarin e Bashkise së Tepelenës Tërmet Peçin, me lot në sy Stan Dragoti tha: "Dua të shkoj prapë në Shqipëri dhe në Tepelenë.”
 
Për herë të parë në Shqipëri Dragoti ka ardhur në vitet ’90, pas rënies së komunizmit.
Stan Dragoti është bërë një regjisor i famshëm në Hollivud.
 
Mjafton të kujtojmë filmin “The Man with One Red Shoe” në vitin në vitin 1985, një komedi romantike me Tom Hanks dhe aktorin me origjinë shqipater James Belushi për të kujtuar vlerta e tij.
 
Shqiptari që “shembi” muret e Hollivudit, ose njeriu që bëri rizgjimin e ëndrrave njujorkeze me filmin e famshëm “I love New York”, është lindur më 4 tetor 1932 në New York City.
 
Stan Dragoti ka prejardhje shqiptare nga një familje tepelenase që ka emigruar shumë herët në SHBA. Babai i tij, Asllani ishte nga Dragoti i Tepelenës, dhe nëna e tij Bahrie nga Tepelena.
 
Fillimisht Dragoti është diplomuar në shkollën e Arteve Vizuale. Por më pas ndoqi rrugën e filmit. Që prej vitit 1968 ai ka bashkëpunuar me kolegun e tij, Charli Moss.
 
Stan bëri emër që në hapat e parë, më pas si drejtor filmi. Disa nga shitjet kalonin shifrën 200 milionë dollarë të çdo prodhimi të kompanisë së tij.
 
Njeri inteligjent dhe krijues, ai u bë shpejt i njohur dhe i kërkuar. Ka xhiruar filma  artistikë, komedi, videoklipe e shumë zhanre filmike të tjera. Filmi i tij i parë është “Dirty Little Billy”, 1972. Regjisori shqiptar Stan Dragoti është sot është 80 vjeç. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar