Producenti i Justin Bieber i
shkruan Elvana Gjatës

Producenti i Justin Bieber i<br />shkruan Elvana Gjatës
Elvana Gjata tashmë është gati për të pushtuar tregun ndërkombëtar.

Këngëtarja do të vijë shumë shpejt me një bashkëpunim me një producent të famshëm, por pavarësisht kësaj, vetë Elvana është treguar e rezervuar me postimet në rrjetet sociale, duke publikuar kryesisht foto nga sete fotografike që flasin shumë pak rreth çfarë po ndodh aktualisht.

Së fundmi, Elvana në Instagramin e saj ka postuar një video ku paralajmëron se diçka e madhe po vjen.

Por në komentet e shumtë në këtë video është dhe komenti i producentit të këngëtarit me famë ndërkombëtare Jusin Bieber-it. Gjithashtu Poo Bear apo Jason Boynd është i njohur për disa krijime të suksesshme me Usher dhe Justin Bieber.

Tanimë edhe projekti i rradhës do jetë ai me Elvanën. Ai shkruan : “Ishte një nder për mua dhe bekim të punoja në këtë projekt me ty Elvana!! Jam shumë i emocionuar për daljen kësaj kënge!!”.

Gjithashtu edhe Elvana shprehet shumë e emocionuar për këtë gjë dhe përfundon se e falenderon që e besoi. Ne presim deri më datë 14.06.2017 pasi kështu ka paralajmëruar Elvana.

elvana gjata
(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal