Kryeqyteti shqiptar ka hapur sot panairin “Shqipëria punon tokën”, në ditën kur shqiptarët kudo në botë festojnë dhe përvjetorin e çlirimit të vendit. Në kuadër të këtij panairi, fermerë nga i gjithë vendi kanë sjellë produktet e tyre bio në Tiranë, ku qytetarë të shumtë do të mblidhen për të shijuar ‘Natën e Bardhë’.

Kjo është një nismë mjaft pozitive dhe një shtysë për zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë. Por përtej rëndësisë, në këtë panair nuk kanë munguar dhe momentet e bukura, që kënaqin syrin, për qytetarët e shumtë shqiptarë e të huaj që e kanë vizutuar, apo që do ta vizitojnë orët në vijim.

Shqiptarja.com ka siguruar disa foto fantastike të shkrepura nga panairi, ku shihet mënyra spektakolare dhe mjaft artistike e paraqitjes së produkteve. Më poshtë, ju sjellim fotot e disa produkteve shqiptare, të paraqitura në mënyrë tepër të veçantë, ku mollët apo domatet shfaqen në formë piramide.

[gallery]24939[/gallery]

d.c./shqiptarja.com