Produktet dhe vitaminat
që ju mbrojnë lëkurën

Produktet dhe vitaminat<br />që ju mbrojnë lëkurën
Në botë janë të pafundme fushatat promocionale dhe reklamat për mbrojtjen nga dielli, të promovuara nga dermatologë e kozmetologë për kujdesin që duhet treguar për rrezet e diellit. Këshillat kryesore për ekspozimin në diell janë të shumta duke filluar që evitimin në çdo rast të ekspozimit të tepruar me orare të zgjatura në mënyrë të menjëhershme, pasi djegiet kanë një veprim shumë të dëmshëm në lëkurë, por jo vetëm kjo, shpeshherë mund të japë edhe temperaturë të brendshme si rrjedhojë e një reaksioni inflamator.

Përdorimi i barrierave fizike që mbrojnë zonat më delikate ose që mund të irritohen më shpjet, si: kapelja, syzet e errëta, bluza pambuku etj. Ekspozohuni në diell në mënyrë graduale, duke eliminuar kategorisht kohën e gjatë të ekspozimit nga ora 12:00-17:00 që janë oraret me irritim më të lartë. Përdorni një faktor mbrojtës në bazë të fototipit që jeni. Aplikoni një krem me mbrojtje edhe kur jeni në hije, pasi terreni mund të reflektojë rrezet diellore si për shembull: rëra e thatë e cila reflekton 25%, 80% bora në dimër, reflekton 10% uji, asfalti etj.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane