Krifca në Report Tv: Bashkë me BERZH do ngremë një platformë ku do vendosim çmime ditore për disa produkte bujqësore! S’ka më grip shpendësh

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ishte e ftuar në "Studio Live" me Arbër Hitajn duke treguar se po bëjnë gati një platformë për të vendosur çmimet ditore për produktet bujqësore, në mënyrë që të ketë transparencë ndaj fermerëve dhe tregtarëve. Krifca i bëri thirrje tregtarëve që nuk tërheqin dot produktet të kontaktojnë Ministrinë e Bujqësisë.

"Bëj thirrje që kush nga tregtarët ka nevoja të tilla, të na kontaktojë në Ministrinë e Bujqësisë dhe të mund të ndërlidhim nevojën e tregtarëve me prodhuesin. Tregu i ekonomisë së lirë duhet të funksionojë vetë, por ne duam të kryejmë urë ndërlidhëse mes fermerëve dhe tregtarëve. Ndaj po ngremë dhe një platformë, së bashku me BERZH, ku do të vendosim çmimet ditore të një sërë produktesh bujqësore për të pasur transparencë ndaj fermerëve dhe tregtarëve", tha Krifca.

Ndër të tjera bëri me dije se nuk ka më raste të përsëritura të gripit të shpendëve.

Krifca shtoi do të punojnë për të orientuar fermerët që të prodhojnë produktet që kërkohen nga tregu. Bazuar në kronikën e transmetuar nga Report Tv për hedhjen e kungujve në kanal, ministrja e Bujqësisë tha se në tregun e shumicës shitej me 30 lekë kilogrami, ndërsa fermerët thonin se shitej në tregun e shumicës me 10 lekë kilogrami.

"Ne kemi nevojë të orientojmë fermerët të prodhojnë produktet që kërkohen nga tregu. Kungulli është një nga produktet që kërkohet nga tregu. Pasi pamë kronikën tuaj, verifikuam çfarë kishte ndodhur dhe çmimet që kanë qenë këto 2-3 ditët e fundit kanë qenë 30 lekë. Duhet pasur parasysh edhe sezonaliteti i prodhimeve dhe fakti që kemi pasur disa ditë pushime, mesa informacion mora, tregtarët mund të mos kenë tërhequr produktin ato 2 ditë, ndërkohë që sot më thonë që produkti është i tërhequr", tha Krifca.

Sa i përket skemës për mbështetjen financiare për fermerët tha po kalojnë një situatë të vështirë për shkak të luftës por kalojnë pagesë direkte për prodhimet në sera për hektarë për inputet bujqësore.

"Kemi vënë një masë që rimbursojmë fermerët për prodhimet në sera për hektarë për inputet bujqësore. Ata marrin pagesë direkte për këtë çështje", tha ministrja e Bujqësisë.

Krifca shtoi se përmes bordit të transparencës të produkteve të shportës arrijnë të monitorojnë edhe çmimet e inputeve bujqësore.

"Ne do ta monitorojmë në vijueshmëri, por bordi i transparencës të çmimeve të produkteve të shportës ka dhe një grup pune, i cili po monitoron dhe çmimet e inputeve bujqësore. Ne jemi pjesë e këtij bordi dhe marrim informacion të përjavshëm të çmimeve të inputeve", tha Krifca.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër