Produktet kozmetike do të shoqërohen me fletë të dhënash për përmbajtjen dhe cilësinë e tyre.
Ligji për monitorimin e këtij produkti, i cili është aktualisht në një treg të parregulluar u miratua nga maxhoranca në komisionin e shëndetësisë.
Ministri Ilir Beqaj deklaroi se ligji për produktet kozmetike nuk do të prekë rregullimin e çmimit të tyre, por vetëm kontrollin e cilësisë për këto produkte.
“Nuk kemi në plan që të vendosim një sistem gjurmimi për produktet kozmetike sepse këtë nuk e kemi bërë ende as për barnat. Sigurisht fakti që ne kemi kërkuar një vit kohë që ky ligj të zbatohet në mënyrë të plotë është që t’u lëmë kohë jo vetëm bizneseve për t’u njohur por edhe strukturave tona për t’u bërë gati me procedurat administrative me regjistrat, me mënyrën e deklarimit, me mënyrën e miratimit të produkteve formalisht dhe pastaj qoftë në mënyrën e inspektimit dhe kapacitetet që ne do të duhet të ngremë apo të nënkontraktojmë për të përmbushur detyrimet”, tha Beqja.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO