Produktet kozmetike Organike,
që i përshtaten lëkurës suaj

Produktet kozmetike Organike,<br />që i përshtaten lëkurës suaj
ROME - Italianët duan më shumë produktet biologjike dhe konsumi i këtyre produkteve nuk has pengesa në cmim. Pavarësisht nga kriza, në fakt, italianët janë të gatshëm të paguajnë më shumë për të blerë produkte për flokët dhe trupin, me kusht që ato janë "eko-bio. Çdokush do të mbetet i impresionuar kur të ketë zbuluar, për shembull, se glycol propylene është i pranishëm edhe në kremrat pastrues të fytyrës si në lëngun antifriz të makinave.

Mbrojtja e shëndetit dhe e mjedisit, është cështja kryesore që ekspertët e bukurisë duhet të merren. Dhe shifrat flasin vetë. UniPro (shoqata italiane e bizneseve të sektorit ) tregon në një studim që tregu kozmetikës, me një qarkullim prej gati 10 miljon €, është në zhvillim të shkëlqyer. Pritet që sektori më i gjallë, në kozmetikë të jetë ai me bimë natyrale ”herbal”. Kozmetika natyrore përjeton një trend pozitiv edhe në nivel ndërkombëtar.
Por çfarë janë karakteristikat thelbësore të kozmetikës organike?
Këto nuk duhet të përmbajnë silikone, ngjyra sintetike ose parfume - thotë dermatologia Chiara Canci. Komponentët e nënshtruar ndaj rrezatimit, OGM, përbërësit që rrjedhin nga kafshët, përveç qumështit dhe mjaltit, përbërësit bimor duhet të vijnë nga bujqësia organike." Mëso për të lexuar etiketën dhe shmang mbingarkesat e substancave të padobishme dhe ndonjëherë të dëmshme në lëkurën tuaj.

Edhe përdorimi i latinishtes në etiketë mund të ndihmojë: ". Elementet e bimëve që nuk kanë pësuar ndryshime në proceset kimike. Midis substancave natyrore më të pranuarat për lëkurën janë vitaminat A, C, E, dhe antioxidant dhe acid Hyaluronic, tek kremrat hidratues.

Kremrat bimorë më të shëndetshëm? Në këtë pikë nuk ka asnjë dyshim: në kozmetike "të gjelbërtat" janë të gjitha të garantuara dhe më të sigurta se të tjerët.
Në një provë që u bë me tre kategori flokëshsi kafe, e zezë dhe bionde rezultoi se bojërat që janë më afër natyrales janë më efikase. Megjithatë nuk do të thotë gjë nëse kremi, boja apo cdo produkt shkruan organik dhe është vërtetë i tillë, rëndësi ka të jetë i vërtetë mbishkrimi dhe jo thjesht reklamë.

"Prania e parfumeve dhe shtesave të tjera është për shkak të faktit se disa substanca natyrore nuk kanë një erë të këndshme dhe për t'i bërë ato më tërheqëse nga ana ndijore, atëherë duhet të përdoren disa aroma për të humbur erërat e pakëndshme. Nëse jeni alergjik ndaj ndonjë bime duhet patur kujdes që të mos jetë në përbërjen e kremrave apo shampove tuaja

Aktualisht, certifikimi i produkteve organike është lëshuar nga organet (si  Ministria e Bujqësisë), ndër të cilat më i njohur është ICEA (Instituti për Certifikim Etik dhe të mjedisit). Në vitin 2009 u botua Rregullorja e re evropiane për kozmetikë, në mënyrë që të eliminojë pasiguritë, harmonizojë procedurat dhe për të siguruar sigurinë.
"Mos harroni se një produkt organik bëhet vetëm pasi ka kaluar testin e certifikimit dhe  është e rëndësishme që të kontrolloni kodin për etiketën e kontrollit dhe datën e skadimit.
Bimët nuk janë burimi i vetëm i kozmetikës së qëndrueshme, nuk janë vetëm produktet eko sintetike, e rëndësishme është të zgjidhni ato të bëra me përbërës të cilësisë që nuk dëmtojnë lëkurën ose natyrën. "
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt