Produktet kozmetike që tregtohen
në rrugë, rrezik për shëndetin

Produktet kozmetike që tregtohen<br />në rrugë, rrezik për shëndetin
Produktet kozmetike që gjenden nëpër tezga paraqesin rrezishmëri të lartë për shëndetin e njerëzve që i përdorin. 

Report Tv bëri sot një vëzhgim të situatës në Tiranë për të parë vendet ku ekspozohen këto produkte dhe sesa plotësohen kushtet e mirëmbajtjes apo ruajtjes së tyre. 

Alergjia, irritimi apo infeksioni në lëkurë janë disa nga problemet që paraqiten nga konsumi i tyre. 

Dermatologia Erjona Shehu veçon ato produkte që aplikohen në zonën e syve, fytyrës, qafës dhe dekoltesë, të cilat edhe kërkohen më së shumti nga blerësit.

Për kushtet që duhet të plotësojnë produktet kozmetike që të jenë të parrezikshme për konsutarët, dermatologia Shehu veçon kontrollin e përbërjes së tyre, temperaturën e ruajtjes, ndriçimin, skadencën etj.

Sipas dematologes Shehu konsumatorët duhet t'ju drejtohen dyqaneve kozmetike dhe farmacitve, të cilat kanë përgjegjësinë për ato produkte që japin, në të kundërt do të ketë kosto shëndetësore dhe financiare për të riparuar dëmet e bëra.

Në janar të këtij viti u miratua edhe projektligji i produkteve kozmetike me qëllimin për të mbrojtur shëndetin e njerëzve dhe cilësinë e produktit që ofrohet nëpër tregje.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar