Disa ushqime janë më të shijshme dhe më të shëndetshme vetëm kur mbahen në temperaturën e dhomës, ndërsa temperatura e ulët, si ajo në frigorifer, mund të reduktojë konsiderueshëm kualitetin e shijes së tyre.
PATATET
Frigoriferi mund të shkatërrojë shijen e tyre. Më së miri është t’i ruani në rrjetë apo qese letre. Mos i lini në qese plastike sepse ato shkaktojnë kalbjen më të shpejtë të patateve. Nëse ruhen si duhet mund të qëndrojnë deri 3 javë.
BUKA
Buka do të thahet në frigorifer shumë më shpejt sesa nëse qëndron në temperaturën e dhomës. Nëse dëshironi gjithsesi të parandaloni prishjen e bukës, lëreni në temperaturën e dhomës atë që do të hani në disa ditët e ardhshme, ndërsa pjesën tjetër ngrijeni.
QEPA
Ruajeni në rrjet ose në qese e cila do të sigurojë qarkullimin e ajrit. Mos i mbani pranë patateve sepse patatet mund të shkaktojnë kalbjen më të shpejtë të qepëve.
HUDHRA
Në temperaturë të dhomës mund të zgjasë deri në 2 muaj. Ruajeni diku ku ajri do të mund të qarkullojë për të qëndruar sa më gjatë.
DOMATET
Mund të bëhen shumë të buta në frigorifer prandaj lërini në temperaturë dhome, dhe atë jashtë qeses plastike. Për të përshpejtuar pjekjen e domateve, lërini në qese letre. Pasi të piqen, do të qëndrojnë rreth 3 ditë.
KAFJA
Frigoriferi dhe ngrirja krijojnë kondensimin, i cili ndikon në shijen e kafes, të bluar dhe asaj në kokërr. Kafja shijen e vet më së gjati e mban kur ruhet në një enë me kapak.
Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti gazetën Shqiptarja.com (print) 09.05.2013
Redaksia Online
/Shqiptarja.com