KORCE- Në 100-vjetorin e lindjes, qyteti i tij, Korça e ka shpallur qytetar nderi. Profesor Koço Gliozheni, njeriu që profesionin e tij nuk do ta ndërronte me asgjë tjetër, është një emër që nuk do të harrohet kurrë për atë që la pas. Emri i tij është i lidhur ngushtë me brezat e të ardhmes për të cilët nuk kursente as jetën e tij. Ndjenja njerëzore për fëmijët dhe dashuria për jetën i ka vështirësuar mënyrën e jetesës, ai kurrë nuk ka ngurruar t’i përgjigjet çdo thirrje për ndihmë pavarësisht vendit apo kushteve, por gjithashtu ia ka zbukuruar e lehtësuar me kënaqësinë që di të falë vetëm një bebe e ardhur ne jetë.
 
Rrugën e Profesor Koço Gliozhenit e vazhdon djali i tij, Prof. Dr. Orion Gliozheni, i cili ashtu si babai i tij kërkoi të sillte në Shqipëri risitë e shkencës së gjinekologjisë. Me përkushtimin e lindur prej genit, ai ka bërë të lumtur shumë familje me implementimin në vendin tonë të procesit të fertilizimit “In Vitro”.
 
Profesor Dr. Orion Gliozhenit, në këtë 100-vjetor të lindjes së figurës së nderuar të mjekësisë shqiptare, i është dorëzuar titulli “Qytetar nderi i Korçës” për Profesor Koço Gliozhenin. Ky titull i është dhënë në nderim të një pune të gjatë, të lodhshme dhe të suksesshme të tij.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)