Profesioni i prindërve ndikon
tek shëndeti i fëmijëve
Një studim i fundit tregon se disa profesione të nënës por edhe të babait, ndikojnë tek shëndeti i fëmijës.
Një studim i fundit tregon se disa profesione të nënës por edhe të babait, ndikojnë tek shëndeti i fëmijës.
Studimi i "Centres for Disease Control and Prevention" në Atlanta tregon se gratë shtatzëna që ekspozohen ndaj tretësve apo produkteve kimike gjatë shtatzënisë kanë më shumë rrezik të lindin fëmijë me keqformime kardiake.
Në këtë studim thuhet se profesionet e parukiereve, estetistëve apo punëtorëve të uzinave, pra ato që ekspozohen më shumë ndaj produkteve kimike janë ato më të rrezikuarat.
Në 5000 femra të studiuara, rreziku për keqformime në zemër ishte dy herë më i madh tek ato që ishin në kontakt me të tilla produkte. 12 javët e para të shtatzënisë ishin më problematiket. Përbërësit më të rrezikshëm gjenden tek pikturat, manikyrit, ngjitëset dhe ngjyrat.
Por në fakt, nuk është vetëm profesioni i mamave që ndikon tek shëndeti i fëmijës që do të vijë në jetë.
Sipas studimit, rreziku për keqformime në zemër tek fëmijët shtohet nëse babai i tyre është fotograf, kopshtar apo punon në ndonjë industri gazi. Megjithatë ky rrezik është goxha më i ulët.
Shkrimi u botua në suplementin SHENDETI në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
53.8%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 640
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Alban Daci: Ndryshimet në Qeveri dhe 3 PS-të!
28 Korrik, 20:04
-
Ardit Bido: Dy fjalë për ministrin e ri të Mbrojtjes, Pirro Vengun
28 Korrik, 20:00
-
Paris 2024/ Lukas Martens shkruan historinë, medalja e parë për Gjermaninë që prej 'Seul 1988'
28 Korrik, 19:57
-
Velipojë/ Lëndohet një 8 vjeçare gjatë lundrimit në skaf me familjen, dërgohet në spital! Drejtuesi i mjetit shoqërohet në Komisariat
28 Korrik, 19:53
-
Lukaku pret lamtumirën e Osimhen nga Napoli, po stërvitet me programet e Contes
28 Korrik, 19:42
-
Deputeti Lavdrim Krashi shpjegon ndryshimet: E rëndësishme të mos biem në vetëkënaqësi! Jemi afër zgjedhjeve, duhet rinovuar ekipi
28 Korrik, 19:39
-
'National Geographic': Plazhi i Pasqyrave kryeson mes gjashtë pikave sekrete të Evropës
28 Korrik, 19:35
-
Formula 1/ George Russellit i hiqet fitorja, feston Hamilton! Në podium edhe Leclerc
28 Korrik, 19:33
-
Paris 2024/ Skena spiunazhi në Olimpiadë, kombëtarja e njohur dënohet me -6 pikë
28 Korrik, 19:12
-
Ndryshimet në qeveri dhe Spiropali kryetare e re e Kuvendit, nesër në ora 18:00 seancë e jashtëzakonshme plenare
28 Korrik, 19:11
-
VIDEO/ Mykonos, anija shkakton një valë ‘cunami’, 2 të plagosur
28 Korrik, 19:05
-
Ylli Pata: Një kabinet i ri teknik, apo politikanë të rinj në PS?
28 Korrik, 18:55