TIRANE, 12 Qershor/ATSH/- 26 mësues, terapistë dhe edukatorë të specializuar në edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta nga Maqedonia, vizituan sot Qëndrat Rajonale për Autizmin në Farkë dhe Sauk.
Ekipi, pjesë e shkollës fillore speciale "Zlatan Sremce" në Shkup , në vashdën e vizitave studimore që kanë ndërrmarë këto vitet e fundit në vende të Rajonit, si Serbi dhe Kroaci, vendosi që këtë vit të vijë në Shqipëri, dhe konkretisht në qëndrat e autizimit që ka ngritur Fondacioni Fëmijët Shqiptar për të cilat kishin dëgjuar aq shumë, me qëllim njohjen e funskionimit të tyre
Grupi i mësuesve dhe terapsitëve janë pritur nga Presidentja e Fondacionit Fëmijësh Shqiptar Dr.Liri Berisha dhe drejtori klinik I Qëndrës Rajonale për Autizmin në Farkë, Dr. Ariel Çomo.
Në takimin prittës Dr. Liri Berisha I njohu vizitorët me përpjekjet e Fondacionit në drejtim të mbështetjes së fëmijëve me çregullim të spektrit autik ndërsa u shpjegoi misionin e dy qëndrave të ngritura në funksion tyre. Në këtë bashkëbisedim Dr. Liri Berisha ndau bindjen se pamvarësisht punës së bërë deri më tani nga Fondacioni në drejtim të çështjes së Autizimit, përësri ka ende shumë për të bërë pasi nevojat e kësaj kategorie fëmijësh janë pa diskutim disa herë më të mëdha.
Dr.Ariel Çomo u shpjegoi profesionistëve nga Shkupi organizimin klinik të qëndrave me qëllim njohjen e përmbajtjes së aktiviteteve dhe shërbimeve që kryhen në to. Dr. çomo tha se metodat dhe praktikat e instaluara në këto qëndra janë pjesë e standarteve më bashkëkohore të sjella nga Fondacioni Fëmijët Shqiptarë falë bashkëpunimeve të rëndësishme dhe mjaft frytdhënëse me Organizata Ndërkombëtarë në fushën e Autizmit .
Profësionistët nga Shkupi ishin të interesuar të njihnin kapacitetet, metodat që praktikojnë terapsitët si dhe praktikat që përdoren në qëndra për edukimin në vashdim të profesionistëve.
Grupi i profesionistëve nga Shkupi asistoi edhe në çeljen ceremonisë zyrtare të trajnimit 3 mujor ABA që ka nisur në qëndrën Rajonale për Autizmin në Farkë për profesionistët e rinj.
Kjo vizitë i dha një dimension tjetër këtij trajnimi, pasi profesionistët që fituan të drejtën per të qënë pjesë e tij pas një proçesi seleksionues, u njohën edhe me një eksperiencë ndryshe të grupit nga Maqedonia, të cilët prezantuan praktikat dhe shërbimet në shkollën e tyre të edukimit special.
Dr. Liri Berisha pasi falenderoi grupin e mësuesve dhe terapistëve nga Maqedonia për prezantimin e tyre , u komunikoi profesionistëve të rinj në trajnim, se investimi në fushën e trajtimit të spektrit të autizimit është një domosdoshmëri për nevojat që ekzistojnë aktualisht në Shqipëri. Marrja e njohurive mbi metodat dhe praktikat bashkëkohore , sic edhe po i përcjell aktualisht Qëndra Rajonale për Autizmin në Farkë, është investim I qëndrueshëm dhe shpresplotë për krijime strukturash më të gjera dhe instituticionale në shërbim të familjeve me fëmijë autikë.
Në mbyllje të cëremonisë zyrtare të hapjes së trajnimit 3-mujor ABA, profesionistët e rinj në trajnim, stafi I qëndrës dhe profesionistët nga Shkupi u bënë pjesë e Fotos se Ditës./a.g/












