Në vijim të lajmeve për asgjësimin e kanabisit, natyrshëm lind pyetja se cila është metodologjia që përdoret nga specialistet për të zbuluar koordinatat e sakta të vendndodhjen e parcelave të kultivuara me bimën narkotike.
 
Kjo punë kryhet nga specialistët e Qendrës kërkimore BENEKON të universitetit të dytë të Napolit falë projektit të bashkëpunimit midis qeverisë shqiptare dhe Guardia di Finanzia.
 
Gazetarët e shqiptarja.com biseduam me dy profesorët Nikola Pisacane dhe Paskuale Arxhenciano të cilat na shpjeguan mënyrën se si analizohen të dhënat falë një metodologjie të caktuar.
 
Nëpërmjet dy sensorëve: hiperspektralë dhe ai me rezulocion të lartë.
 
Nëpërmjet tyre ne mund të shohim atë që syri i lirë nuk e sheh. Na ndihmon në gjetjen e bimëve të mbjella të kanabis me saktësi. Për secilën parcelë që gjejmë në territorin shqiptar u dallojmë karakteristikat e brendshme si dhe stadin e avancimit të mbjelljes dhe më pas përcaktojmë koordinatat gjeografike se ku ndodhen.”- tha Profesori Nikola Pisacane.
 
Pas kësaj procedure hartohen raportet analitike për të gjitha zonat të cilat u jepen policisë. Kjo e fundit bën dhe ndërhyrjen për asgjësimin e kanabisit. Për të provuar saktësinë e analizës këta specialistë i bashkohen operacioneve të policisë në terren.
 
“Kemi qenë dhe ne pjesë e aksionin në zonat e ndërhyrjes. Kemi vënë re përpikmërinë në afërsi të 5 metrave nga koordinatat gjeografike që kemi dhënë.”- u shpreh profesorët Paskuale Arxhenciano.
 
Profesor Arxhenciano na shpjegon se për secilën nga këto të mbjella janë përcaktuar parametrat shumë të detajuar nga policia e shtetit. Më pas ato futen në serverin e të dhënave të analizës kritike për vitin 2015.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)