Enkelejda Skënderasi, punonte prej më shumë se 6 vjetësh si korrespondente e televizionit Neës 24 për Korçën, ndërsa karrierën e saj e nisi më herët në disa televisione lokale në qytetin e lindjes.
 
Ajo lindi më 1 tetor 1985, ndërsa është diplomuar në degën Filozofi-Sociologji në Universitetin “Fan Noli”. Kolegia e ndjerë Enkelejda Skënderasi ishte mjaft e përkushtuar ndaj profesionit të saj, duke mos njohur orare, e duke u përpjekur për publikimin e lajmit të fundit në kohë record.
 
Ajo mbulonte ngjarjet për gjithë rajonin e Korcës, përfshirë Ersekën dhe Pogradecin. Të afërmit si dhe kolegë që e njohin nga afër, flasin për një përkushtim mjaft të madh të Enkelejdës në punë.
 
E ndjera Enkelejda Skënderasi do t’i mungojë jo vetëm familjes, miqve e të afërmve por edhe Korçës, e cila mund të thuhet që e kishte si zëdhënësen e saj. Humbja e parakohshme e Enkelejdës ka shkaktuar dhimbje dhe boshllëk tek të gjithë ata që e kanë njohur nga afër apo në distancë. U prehsh në Paqe Enkelejda!

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)