Në fakt, në CV-ja e Kodhelit, qoftë dhe atë të hershëm tregon pa asnjë ekuivok për një CV të ngjeshur ku bie në sy karriera e saj në profesionin e ekonomistit të cilin e ushtron prej 31 vitesh, karrirën akademike dhe atë të nënës e gruas së përkushtuar prej 30 vjetësh.
Profil/Kush është ministrja Mimi Kodheli?
Çdo shoqëri ka jashtëqitjet e saj, shoqëria greke ka të vetat. Vetëm pak ditë pasi Ministrja Shqiptare e mbrojtjes i kujtoi homologut të saj Grek vlerat e demokracisë dhe sidomos vlerat e aleancës më të madhe politiko-ushtarake të kohës, siç është NATO, ku të dy vendet janë anëtare, vjen dhe goditja nën brez e ca fundërrinave të shoqërisë greke.
Sot në mediat të cilat ndjekin zhvillimet e mbrojtjes dhe sigurisë në Athinë, është publikuar një shkrim shpifës dhe i ulët për një prej zonjave më të nderuara të politikës e shoqërisë shqiptare, Mimi Kodhelin.
CV-ja e Kodhelit, qoftë dhe atë të hershëm tregon pa asnjë ekuivok për një CV të ngjeshur ku bie në sy karriera e saj në profesionin e ekonomistit të cilin e ushtron prej 31 vitesh, karrirën akademike dhe atë të nënës e gruas së përkushtuar prej 30 vjetësh.
E paktë të thuash se gjithçka thuhet në artikullin grek është thjesht shpifje.
Për këdo është i njohur fakti që znj.Kodheli e ka nisur karrierën e saj profesionale si financiere në vitin e largët 1986. Më pas, ne vitin 1993 ajo është zhvendosur për të jetuar në Itali me bashkëshortin dhe djalin, për tu kthyer më pas në Shqiperi ne vitin 1997, për të nisur punën pranë Bankës së Shqipërisë. Pas kësaj eksperience ka nisur dhe karriera politike e Kodhelit, duke shërbyer në detyrën e parë publike, atë të nënkryetares së Bashkisë në vitin 2002 vit në të cilin ka vizituar për herë të parë Athinën me ftesë të kryetarit së Bashkisë së asaj kohe Dora Bakojanis.
Zonja në fjalë ka mbajtur më tej pozicionin e prefektit të Tiranës, deputetit dhe ministrit. Megjithatë në faqen zyrtare të ministrisë që ajo drejton, mund të gjendet lehtësisht CV-ja e saj, të cilën ne po e sjellim për lexuesit tanë. Znj. Mimi Kodheli, prej shtatorit 2013, mban funksionin e ministres së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë. Znj. Mimi Kodheli ka lindur në Tiranë, më 11 shtator 1964.
Ajo është e martuar me Lekën dhe kanë një djalë, Mikelin. Znj. Kodheli është Doktore e Shkencave Ekonomike nga Universiteti i Veronës, Itali, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik. Ka një Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Lincoln, Nebraska, SHBA në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës prej vitit 2000, si dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë në vitin 1986.
Mimi Kodheli ka hyrë në politikë në vitin 2002, kur edhe u bë nënkryetare e Bashkisë së Tiranës.
Në vitin 2005, ajo u emërua prefekte e Qarkut të Tiranës dhe në vitin 2009 u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë duke mbajtur pozicionin e nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë dhe Financës përgjatë gjithë legjislaturës.
Që prej vitit 2007 e në vazhdim është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste. Ajo është trajnuar në fusha të ndryshme si ato të tregjeve ndërkombëtare dhe të letrave me vlerë, tregjet e punës dhe të investimeve, trajnim për ndërmarrjet të vogla e të mesme, ekzaminim dhe menaxhim bankar.
Ajo ka marrë pjesë në një program të Departamentit Amerikan të Shtetit të titulluar “Gratë në Politikë” si dhe atë të titulluar “Politikat e Sigurisë Kombëtare” -Qendra Europiane e Sigurisë, Marshall. Znj. Kodheli zotëron gjuhën angleze dhe italiane, si dhe njeh mjaftueshëm gjuhën frënge dhe spanjolle./Lexo.al
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com