Kreu i ri i FRPD-së është 28 vjeç, ka mbaruar studimet për shkenca menaxhimi dhe ekonomi në Universitetin e Maryland, SHBA dhe ka spikatur prej vitesh me aktivizimin e tij në politikë, në PD.
Belindi e ka nisur aktivizimin e tij politik në degën 10 në Tiranë. U zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar, nga Kuvendi Kombëtar në vitin 2014.
U votua nga Këshilli Kombëtar si anëtar kryesie i Partisë Demokratike në rolin e drejtuesit të Departamentit të të Përndjekurve dhe Pronarëve, post nga i cili u dorëhoq pasi shpalli kandidaturën për drejtues i Forumit.






