PROFIL/ Për një vit kap 80-ën
Berluskoni nuk feston më ditëlindjet

Si sot 79-vjet më parë ka lindur Silvio Berluskoni, por ajo që është ndryshe në këtë ditëlindje për kavalierin është se ai ka vendosur të mos i festojë më. Por kush është Silvio Berluskoni, njeri i shumë përfolur për historitë e tij seksuale.    
 
Fëmijëria e këtij njeriu, ish kryeministër i Italisë është e mbushur me kujtimet e hidhura të luftës. Kujtimet e asaj kohe të largët ai i përmend edhe në ditët e sotme.

Me përfundimin e luftës rikthehet qetësia në familjen Berluskoni. Pasi përfundon shkollën elementare, Silvio frekuenton shkollën e mesme e më pas gjimnazin “Salesiani”. Në klasë është i pari për mësime dhe këtu fillon të demonstrojë një sens të saktë praktik. Mbaron detyrat më parë se gjithë të tjerët, e më pas ndihmon shokët e klasës, në këmbim të ndonjë shpërblimi me monedha.
 
Pas marrjes së diplomës së maturës, Silvio i komunikon të atit se dëshiron të ndjekë universitetin, duke i paguar vetë shpenzimet. Por si?  Ndërsa studionte për ligje në Universitetin e Milanos, Berluskoni arrinte t‘i përballonte shpenzimet, duke shitur pluhura larëse, duke fotografuar ngjarje të ndryshme sociale dhe duke siguruar të ardhura nga krijimi i një bande muzikore, e cila merrte pjesë në festa private.
 
Në universitet ai u njoh me Betino Kraksin, kryeministrin e ardhshëm të Italisë. Në vitin 1961 Berluskoni diplomohet në Fakultetin e Drejtësisë. Zhvillimin e diplomës, Berluskoni ia shiti për dy milionë lira, agjencisë së reklamave “Manzoni”, në Milano.
 
Më 1977 Berluskoni hyn në këshillin administrativ të gazetës “Giornale Nuovo” e drejtuar nga Indro Montaneli, e cila ishte në vështirësi ekonomike. Më 1978 blen teatrin “Manxoni” të Milanos, i cili ishte në krizë. Më 1974 Berlusoni e zgjeroi perandorinë e tij, duke themeluar “Telemilanon”, një televizion kabllor. Duke parë një të ardhme të shkëlqyer në këtë fushë, në vitin 1978 Berlukoni invetoi 2,5 milionë dollarë për të ndryshuar monopolin e televizionit shtetëror italian, RAI.
 
Në vitin 1980 ai krijoi “Canale 5” një televizion kombëtar, që u ofronte italianëve lojëra televizive dhe programe të tipit amerikan.
Ai  mundësoi hapjen edhe të dy kanaleve televizive të mëdha private, “Rete 4” dhe “Italia 1”. Por Berluskoni nuk u mjaftua vetëm me kaq. Dhe së fundmi u bë presidenti i klubit të Milanit.

​  FOTO ( Albumi 1 )  FOTO ( Albumi 2 )  FOTO ( Albumi 3 )   

berlusconi ne vite

berlusconi ne vite

berlusconi ne vite

berlusconi ne vite

berlusconi ne vite

berlusconi ne vite

berlusconi ne vite


​  FOTO ( Albumi 1 )  FOTO ( Albumi 2 )  FOTO ( Albumi 3 )   

berlusconi ne vite

berlusconi

berlusconi

berlusconi

berlusconi


​  FOTO ( Albumi 1 )  FOTO ( Albumi 2 )  FOTO ( Albumi 3 )   

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë