Profili i BBC për Shqipërinë:
Berisha, një ish-komunist

Profili i BBC për Shqipërinë:<br />Berisha, një ish-komunist
Shqipëria është një vend i vogël malor, në gadishullin ballkanik, me një vijë bregdetare të gjatë të Adriatikut dhe Jonit.
Pas Luftës së II Botërore, Shqipëria u kthye në një shtet stalinist, nën Enver Hoxhën, dhe mbeti e patundur e izoluar deri në kalimin e saj në demokraci pas 1990.
Zgjedhjet e 1992 përfunduan 47 vitet e regjimit komunist, por gjysma e dytë e dhjetëvjecarit të parë pati një qarkullim të shpejtë të Presidentëve dhe kryeministrave.
Shumë shqiptarë ikën nga vendi në kërkim të punës; paratë që ata dërgojnë në shtëpi, mbeten një burim i rëndësishëm të ardhurash. Gjatë bombardimeve të NATO në Jugosllavi në 1999, rreth 500 mijë refugjatë shqiptarë etnikë nga Kosova, kaluan kufirin, duke imponuar një barrë të madhe në ekonominë e dobët shqiptare.
Edhe pse ka shenja të progresit ekonomik duke mbajtur nën kontroll inflacionin dhe rritjen, vendi mbetet një nga më të varfërit në Evropë, jashtë bllokut sovjetik.
Papunësia mbetet përgjithësisht e lartë dhe infrastruktura dhe korrupsioni vazhdojnë të pengojnë gjithmonë e më shumë investimet e huaja. Bujqësia, një sektor i rëndësishëm, ende vuan pa financime.
Shqipëria ka bërë një aplikim formal për anëtarësim në Bashkimin Evropian në 2009, në bazë të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit të vitit 2006.
BE është e prirur të inkurajojë reforma të mëtejshme, në mënyrë të veçantë përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe zhvillimit të lirisë së medias, të pronës dhe të të drejtave të njeriut.
Pati protesta të dhunshme në Tiranë në fillim të vitit 2011 kundër rryshfetit të dyshuar për një stacion energjetik dhe për manipulimin e votës në zgjedhjet parlamentare të 2009. Katër demonstrues u vranë në përleshje me policinë.

FIGURAT POLITIKE

President: Bamir Topi

Presidenti Topi është një kërkues shkencor. Si i tillë dhe si zëvendës i kryeministrit Sali Berisha në Partinë Demokratike, zoti Topi u zgjodh president për një mandat pesë vjecar në korrik 2007.
Shqipëria është një republikë parlamentare, dhe pushtetit ekzekutiv ushtrohet nga kabineti i ministrave.

Kryeministër: Sali Berisha

Partia Demokratike e qendrës së djathtë, e drejtuar nga ish presidenti Sali Berisha, u rizgjodh me një diferencë të ngushtë votash në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009, duke mundur opozitën kryesore socialiste.
Numërimi i votave, i cili pasoi me një rezultat të ngushtë që kur Shqipëria rrëzoi komunizmin në 1990, u shoqërua nga sherre rreth procedurës dhe akuzave për intimidim të votuesve. Socialistët refuzuan njohjen e rezultatit të zgjedhjeve, dhe filluan një fushatë të protestave masive dhe mosbindjes civile në mbështetje të kërkesës për rinumërim pjesor.
Zoti Berisha u bë për herë të parë kryeministër pas fitores së zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit 2005.
Edhe ajo votë u pasua me grindjet për numërimin dhe kërkesës për rinumërim në një numër të caktuar zonash. Kaluan gati dy muaj deri në nxjerrjen e rezultatit final.
Si një komunist më përpara, zoti Berisha formoi Partinë Demokratike në fillim të viteve 1990 dhe në 1992 u bë i pari president jo komunist që nga Lufta e Dytë Botërore.
Qëllimi i tij për liberalizimin e ekonomisë shumë shpejt rriti vështirësitë për maxhorancën. Presidenca e tij u mbyll në 1997 kur kolapsimi i skemave piramidale çoi në protesta të dhunshme.
Si kryeministër, Zoti Berisha premtoi zhdukjen e korrupsionit, reduktimin e taksave, thithjen e investimeve të huaja të mëdha dhe zhvillimin e infrastrukturës.
Ai arriti të fitojë anëtarësimin në NATO në prill 2009 dhe vendi formalisht aplikoi për anëtarësim në BE të njëjtin muaj pas marrëveshjes së stabilizim asociimit të qershorit 2006.
I lindur në 1944, dhe një ish specialist zemre, Zoti Berisha është i njohur si një orator dhe është përballur me akuzën për autoritarizëm në të kaluarën.

MEDIA

Televizioni publik shqiptar operon në rrjetin e radiove dhe televizioneve. Përballet me konkurrencën e stancioneve private, të cilat kanë mbirë si kërpudhat pas viteve 1990.
Shumë shikues ndjekin televizionet greke dhe italiane nëpërmjet tokësorit. BBC, Deutsche Welle, Radio France Intenationale dhe Voice of Amerika gjithashtu janë në valët FM.
Lajmet sensacionale shpesh janë një normë në median e printuar. Ka më shumë se 150 tituj gazetash, duke përfshirë 23 të përditshme. Partitë politike publikojnë titujt e tyre.
Kushtetuta garanton lirinë e shprehjes, por ndërhyrja e bizneseve të fuqishme, politikës dhe interesave të medias kanë ndaluar zhvillimnin e mediave të pavarura, thotë raporti i Freedom House me qendër në SHBA për vitin 2010. gazetarët janë subjekte të presioneve ligjore dhe në disa raste të sulmeve fizike, shton raporti.
Gati 1.3 milionë shqiptare janë online që nga qershori 2010, sipas InternetWorldStats.com.

Marrë nga faqja e BBC online

(bbc/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë