PROFILI/ Pse largimi i Nasip Naços është një goditje e rëndë për LSI-në

PROFILI/ Pse largimi i Nasip Naços është një goditje e rëndë për LSI-në

Nasip Naço dhe Ilir Meta

I lindur në Skrapar, Nasip Naço është “bashkëpatriot” me Ilir Metën, por ka një profil shumë më modest politik. Ai nuk ishte pjesë e themeluesve të LSI-së, por figura e tij është treguar mjaftueshmërisht me peshë që Lëvizjen Socialiste për Integrim ta nxjerrë forcë të parë në Qarkun e Beratit, ku e ka udhëhequr që nga zgjedhjet e 2009-ës.

Por, në zgjedhjet e 25 prillit Naço do të bëjë fushatë nën siglën e Partisë Socialiste, duke e cilësuar Lëvizjen Socialiste për Integrim një “eksperiment politik për të cilën shqiptarët nuk kanë më nevojë”.

Kulmin e karrierës së tij politike, Nasip Naço e pati në 2013-n, kur nga pakti Rama-Meta u zgjodh ministër Drejtësie në zgjedhjet e reja.

E merrte këtë detyrë vetëm 5 vite pas u përshi në politikë. Në 2008 ai la detyrën si prokuror në qytetin e Durrësit, duke dhënë dorëheqjen. U fut në politikë duke u anëtarësuar te LSI-ja dhe duke marrë drejtimin e kësaj partie në Qarkun e Beratit.

Në zgjedhjet e 2009-ës, shumë figura të njohura të LSI-së mbetën jashtë Parlamentit, por Nasip Naço ishte njëri nga katër deputetët që nxori Lëvizja Socialiste për Integrim, e që më pas përcaktuan Qeverinë e re, pas marrëveshjes Berisha-Meta. Fillimisht nuk u përfshi në ekzekutiv, por u zgjodh nënkryetar i Kuvendit.

Pas akuzave publike të të ndjerit Dritan Prifti ndaj Ilir Metës në 2010-2011, Nasip Naço e zëvendëson në krye të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjisë. Këtë detyrë e mban deri në 2012, kur rikthehet si nënkryetar Parlamenti.

Në 2013, nuk u zgjodh deputet, por këtë herë pas marrëveshjes Rama-Meta, merr drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, nga ku do të drejtonte punën e ekzekutivit për reformën në këtë sektor. Por, në gjysmën e mandatit u zëvendësua nga Ilir Meta me emrin e Ylli Manjanit.

Ndryshimi u interpretua në atë kohë si presion i Ilir Metës ndaj Edi Ramës për të larguar nga Qeveria ministrat që akuzoheshin për korrupsion dhe lidhje me krimin nga ana e opozitës. Përflitej se përplasjen më të madhe Meta e kishte me Saimir Tahirin, që mbante postin e ministrit të Brendshëm.

Pa portofol ministri dhe pa mandat deputeti qarkulluan disa zëra se Ilir Meta po përgatiste Nasip Naçon për të marrë postin e prokurorit të Përgjithshëm. Por, kjo nuk ndodhi. Në 2017, Nasip Naço udhëhoqi LSI-në në Qarkun e Beratit duke e renditur parti të dytë, pas Partisë Socialiste me rreth 20 mijë vota dhe dy mandate.

PS nga ana tjetër merrte 4 mandate në këtë qark bastion të sajin, ndaj me këtë lëvizje të Nasip Naços, Blendi Klosi tha se tashmë socialistët do të kërkojnë pesë mandate në Qarkun e Beratit.(SI)

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tosi: 07/01/2021 17:03

    Humbje fatale per leshinelikes do jete largimi nga radhet e saj i strateges nderplanetare, kozmike leshelike , emblemes se leshelise i trularaskes me shkolle te mesme Kejdi dhembcakalles dhe Brisida shurreufulles.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale