Sulmuesi Gerhard Progni është prezantuar dje në ekipin e Kukësit, pas largimit nga Flamurtari. Sulmuesi që ka milituar në disa ekipe në kampionatin shqiptar realizoi lëvizjen drejt veriut pas problemeve që pati me trajnerin Shkëlqim Muca. Pas prezantimit sulmuesi u shpreh i kënaqur me arritjen e marrëveshjes duke premtuar një edicion të suksesshëm.Kjo është një tjetër lëvizje e bujshme e drejtuesve të ekipit të Kukësit duke pretenduar seriozisht një vend midis më të mirëve në kategorinë superiore. Shefi i klubit Sulejman Starova ka gati planin për të ngritur ekipin veriorë në një nga vendet kryesore.
/Shqiptarja.com











