2013 ishte viti më i mirë i ekipit të Kukësit, pasi arriti që të lërë gjurmë në kampionatin shqiptar, por edhe në Evropë me një paraqitje mjaft të mirë. Një meritë të vecantë për arritjet ka padyshim edhe sulmuesi Progni, i cili ka realizuar një paraqitje mjaft të mirë duke spikatur me golat e shumtë.
E ndërsa gjithçka po shkonte sipas planeve për ekipin verilindor, në fund të vitit ndodhi ajo që nuk pritej, Kukësi u përfshi në një luftë të fortë me FSHF dhe me Skënderbeun, pas ndeshjes në qytetin verilindor ku vendasit u dënuan ashpër. Incidentet u shoqëruan edhe me protesta jashtë fushe dhe përpara FSHF duke sjellë tërheqjen e institucionit më të lartë të futbollit në Shqipëri duke i rikthyer Kukësit 3 pikë.
Por, historia që u krijua ka lënë gjurmë në ekipin nënkampion të vendit. Presidenti Safet Gjici ka urdhëruar që futbollistit dhe stafi teknik të mos polemizojnë me kundërshtarët dhe me FSHF në vazhdim. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga sulmuesi Progni, i cili në një intervistë për gazetën ‘Shqiptarja.com’ shprehet se “kemi urdhër nga presidenti që të mos polemizojmë dhe akuzojmë në media”.
Një gjë e tillë vihet re shumë qartë edhe në vazhdim të intervistës me sulmuesin kur pyetet për çmimet që akordoi FSHF në festën e fundvitit dhe rivalitetin me Skënderbeun.“Nuk kam asnjë koment, e vetmja gjë që mund të them është që këto janë punët e FSHF dhe se Danjel Xhafaj e meriton plotësisht. Më shumë se kaq nuk mund të shprehem. Përsa i përket titullit kampion mund të them që asgjë nuk ka mbaruar.
Ka edhe shumë ndeshje në vazhdim që do të përcaktojnë fituesin. Vazhdoj të besoj që gara është e hapur, por nuk kam asnjë koment nëse Skënderbeu është i preferuari i FSHF apo jo” deklaron ai. Në fund, e vetmja temë ku mund të shprehet lirshëm sulmuesi është në lidhje me të ardhmen, ku i shpreh besnikëri të plotë Kukësit. “Partizani më kërkon nga muaji qershor, por nuk lëviz nga Kukësi.
Këtu ndihem mirë, grupi është i fortë dhe konkurrent i denjë për titullin kampion. Shpresojmë që këtë edicion të arrijmë objektivat në Kupë dhe kampionat” përfundon Progni. Në përfundim të 16-ndeshjeve, Kukësi e mbyll vitin kalendarik në kuotën e 25 pikëve në vendin e 4-t, por me pikë të barabarta me Lacin dhe një pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Partizani. Ndërsa kampionatin e kryeson ekipi i Skënderbeut me 33 pikë.
Kukësi pritet që të preket shumë nga merkato e Janarit, pasi një pjesë e futbollistëve pritet që të largohem si Dragoi, por edhe shumë të tjerë që nuk kanë gjetur hapësira deri më tani. Por përvec largimeve pritet që Gjici të godasë edhe me të paktën dy afrime cilësore që do të garantonin më shumë vijueshmëri në rezultatet pozitive. Fazën përgatitore, Kukësi do ta zhvillojë në Turqi.
/Shqiptarja.com