Programe mësimore nëpër shkolla për financat e kursimet! BSH miraton strategjinë e edukimit

Një qytetar shqiptar zotëron njohuri financiare rreth 10% më pak sesa është mesatarja Globale. Në strategjinë për edukimin financiar 2024-2026 të hartuar nga Banka e Shqipërisë thuhet se individët në Shqipëri zotërojnë vetëm 53% të njohurive, sjelljeve dhe qëndrimeve të duhura financiare, krahasuar me mesataren globale prej 63%.

Për të rritur kulturën financiare Banka e Shqipërisë thotë se edukimi duhet të nisë që në bankat e shkollës në 9-vjeçare, për këtë arsye gjatë këtij viti planifikohet zhvillimi i orëve mësimore për të informuar nxënësit mbi rëndësinë e kursimit.

Po ashtu brenda muajit gusht do të rishikohet teksti mësimor për gjimnazistët “Financat personale në duart tuaja”, me synim pasurimin e tekstit, me elemente të reja. Ky tekst do të jetë gati vitin arsimor 2024-2025.

Ndërsa nëpër universitete që nga ky vit do të zhvillohen leksione për rritjen e njohurive financiare të studentëve mbi tema të lidhura me bankingun qendror, financat dhe ekonominë.

Në strategji thuhet se për të avancuar më tej drejt kulturimit financiar të popullatës do të krijohet një portal unik për edukimin që do shërbejë si burim bazë informacioni financiar.

Një kulturë e mirë financiare thotë Banka e Shqipërisë i mbron qytetarët nga rreziku i borxhit të tepërt, përdorimit të të ardhurave dhe nga ana tjetër i orienton drejt kursimit.

“Me rritjen e kulturës financiare, individët familjarizohen me produktet financiare, mundësitë që ofrojnë ato në terma të pagesave, kursimeve dhe investimeve, si dhe fillojnë t’i aksesojnë dhe t’i përdorin ato. Individët e edukuar financiarisht mund të mbrohen më mirë ndaj borxhit të tepërt, rreziqeve që mbartin produktet dhe shërbimet financiare, mbrojtjes së të dhënave të tyre personale, praktikave mashtruese”, thuhet në strategji.

Në fokus të strategjisë do të jetë edhe edukimi financiar drejt përdorimit të teknologjisë, në mënyrë që të përdorin më shumë shërbimet elektronike, S(prsh.. pagesa me kartë, transferta elektronike, pagesa dhe blerje online).

Sipas strategjisë edhe pse 50% e qytetarëve të anketuar janë përgjigjur se bëjnë një plan se si do ti shpenzojnë të ardhurat e tyre, vetëm 42% arrijnë të zbatojnë. Nga ana tjetër vetë 26% e shoqërisë mban shënim shpenzimet e kryera, kjo kategori që gjurmon shpenzimet e përditshme sipas Bankës së Shqipërisë kanë indeks më të lartë të kulturës financiare.

Tre janë objektivat kryesore të kësaj strategjie të miratuar edhe me asistencë të Bankës Botërore.

Miradministrimi i financave personale me qëllim që të përmirësohet shfrytëzimi i tyre, për të paguar faturat, përmbushur angazhimet e tjera financiare dhe për të marrë vendime racionale për shpenzimet bazuar në nevojat dhe prioritetet personale apo familjare.

Planifikimi dhe kursimi për të ardhmen, me synim që të edukohen qytetarët në bërjen e një plani mbi shpenzimet që ata do të kenë në afatmesëm dhe afatgjatë , si për shembull, planifikimi për arsimim, blerja e një shtëpie, apo dalja në pension, arritja e të cilave kërkon ndërmarrjen e hapave konkretë.

Dhe së fundmi është parandalimi dhe mbrojtja e konsumatorit ndaj ndryshimeve dhe abuzimeve financiare, në mënyrë që të informohen sa më shumë qytetarët për të mos rënë pre e mashtrimeve financuare, si dhe për t’ju dhënë një orientim se ku mund të marrin zgjidhje nëse janë pre e një mashtrimi.

G.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë