Një sërë kriteresh të reja parashikohen për të gjitha ata persona të cilët do të aplikojnë në programet e punësimit. Kështu, sipas një vendimi të qeverisë të miratuar dje në programet e punësimit mund të aplikojnë personat juridikë/ fizikë, të cilët kanë detyrime ndaj organeve tatimore, por në momentin e aplikimit në këtë program kanë lidhur marrëveshjet përkatëse për shlyerjen e këtyre detyrimeve dhe janë të rregullt në shlyerjen e tyre. Po kështu edhe personat që kanë shlyer detyrimet, por kanë ende pa paguar
gjobat.

Kategoria e tretë që përfshin VKM është për ata persona juridike apo fizike të cilët kanë shlyer detyrimet ose kanë vendosur garanci bankare për shumën e plotë të detyrimit, në përputhje me nenin 107, të ligjit nr.9920, date 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe janë në proces të apelimit administrativ dhe në procese gjyqësore me organet tatimore.

Këta persona duhet të jenë të pajisur me vërtetimet e lëshuara nga organet tatimore, si dhe me dokumentet përkatëse të pagesës së detyrimeve.” thuhet në VKM.