Programet e punësimit, Rama:
"Punë ka, por s’ka zanatçinj"

Programet e punësimit, Rama:<br />
"Punë ka por s’ka zanatçinj". Kështu e sheh problemin e papunëissë në vend, kryeministri Edi Rama, i cili gjatë prezantimit të 7 programeve të nxitjes së punësimit nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, vuri theksin pikërisht tek arsimi profesional.

“Vende pune ka, nevoja për punë ka, por nuk ka profesionistë, zanatçinj që t’u përgjigjen këtyre nevojave sepse këtu në këtë sipërmarrje nevojës për elektricistë, për tonitor, axhustator, montues panelesh nuk mund t’i përgjigjen persona të papunë që s’kanë haber apo që kanë diplomë juristi,” tha Rama.

Më tej gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se nëse qeveria e kaluar nuk do të rendte qorrazi pas votave por do reformonte arsimin profesional, sot Shqipëria do ishte një vend ku forca e kualifikuar e punës do krijonte premisa për investime vendase dhe të huaja.

“Më ka ardhur shumë zor kur kam parë një profesor mendimtar i shquar, i cili e kishte shqyer gojën deri aty sa të thoshte ç’janë këta që ju kërkojnë shqiptarëve të kenë zanate apo të punësohen çirak tek privati kur shqiptarët kanë diploma. Ky është problemi. Këtë kemi mbjellë në vite të tëra, një farsë që i'u është bërë prindërve që janë investitorë të fëmijëve dhe fëmijëve të cilëve i'u hap pa asnjë lloj pengese sinjalistika e autostradave të universiteteve ku kishte vende dhe në fund mbeti në dorë, një diplomë që s’ka asnjë vlerë. Nëse politika dhe rendja qorrazi pas votave duke ndërmarrë një rrugë kaq qorre sa rruga e eliminimit të gjithë sistemit të arsimit profesional dhe e krijimit të një sistemi piramidal universitetesh nuk do e kishte bërë këtë krim, por  të paktën 10 vjet më parë do kishte reformuar sistemin e arsimit profesional dhe do e kishte lidhur atë me ndërmarjen sot, jo vetëm që ne do kishim shumë më pak këtë problem, por do ishim një vend ku forca e kualifikuar e punës do krijonte premisa shumë më tepër për investime private vendase e të huaja,” u shpreh kreu i qeverisë ndërsa vuri theksin edhe tek bashkëpunimi i arsimit profesional me sipërmarrjen.

Rama nuk la pa ironizuar edhe drejtësinë në vend, të cilën e cilësoi si më të mirën, "për shkak të numrit të lartë të juristëve në vend".

"Prandaj drejtësia këtu ka ecur më mirë se kudo sepse kemi numrin më të madh të juristëve për metër katror në botë. Në çdo 7 metra ke një jurist. Jam roje por jam dhe jurist, jam taksist por jam dhe jurist. Është fakt që ne kemi një mundësi të madhe të zhvillimit të eksporteve në bujqësi, në blegtori, pa llogaritur që kemi një mundësi të sigurt të zhvillimit të këtij sektori për të rritur kapacitet prodhuese në vend. Nuk gjendet në Korçë kasap. Është një fabrikë e shkëlqyer e teknologjisë së lartë, e gatshme për të hapur vende pune, por zhvillimi është i penguar sepse nuk ka kasapë. Juristë po. Juristët mund ta bëjnë kasapin kur bëjnë gjykatësin, por jo kur kanë përpara mishin,"
tha kryeministri.

Sipas tij në 20 vite nuk ka dalë asnjë i inxhinier i ri, pasi edhe ata që u diplomuan kanë ikur në Kanada.
 
"Si ka mundësi që në 20 vite ku dihet se kush janë burimet e rritjes dhe zonat strategjike ekonomike, ku do investohen paratë ne nuk nxorëm dot asnjë inxhinier të ri, pa folur për teknikë të mesëm dhe po të shikojmë kompanitë e huaja që punojnë me energjinë me naftën, teknikët i kanë ose të huaj ose kur kanë kapur ndonjë nga kokrrat e Enverit, si ai ushtari i Japonisë që se kishte marrë vesh që ka përfunduar lufta dhe punojnë në Kanada," përfundoi Rama.

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në prezantimin e Programeve të punësimit 2016


Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës