Programi ekonomik i PD-së, drejtori i fushatës: Do ulim energjinë elektrike për 710 mijë familje

Programi ekonomik i PD-së, drejtori i fushatës: Do ulim energjinë elektrike për 710 mijë familje

Drejtori i fushatës së PD-së, Alfred Rushaj

Drejtori i fushatës elektorale të PD-së, Alfred Rushaj përmes një videomesazhi ka sqaruar një pjesë të programit ekonomik të demokratëve.

Ai thotë se PD do të ulë çmimin e energjisë elektrike për 710 mijë familje. Ndërkohë, Rushaj gjithashtu u shpreh se me anë të këtij programi ekonomik, PD do financojë 100% të interesave të kredive për 20 mijë familje të reja.

Një tjetër premtim i demokratëve, është se do të rrisin pagat e 36 mijë arismtarëve.

"Nga kjo sallë Jona, lançuam programin Shqipëria Fiton. Pjesë e saj është edhe programi për familjen. Cili është investimi kryesor për ty si e re për të krijuar një familje? Për këtë ne do të financojmë 100% interesat e kredive për 20,000 familje të reja. Do të japim 3 mijë lekë në muaj për çdo fëmijë të lindur për 5 vite radhazi. Do të rrisim pagat e 36,000 arsimtarëve dhe 36,000 familje arsimtarësh do të përfitojnë nga kjo. Ne do të ulim çmimin e energjisë elektrike për 710 mijë familje. Ne do të ulim taksat dhe çdo i punësuar do të ketë më shumë para në xhepat e tij për familjen e vet" - tha Rushaj.

Ditën e djeshme, ish-deputetja Jorida Tabaku shpjegoi se si do të mbështeten bizneset përmes programit ekonomik. Tabaku gjithashtu tha se PD do të paguaj stazhin apo praktikat e 10 mijë të rinjve që të punësohen në bizneset private, pra biznesi nuk do të paguaj asgjë për kualifikimin e tyre.

Disa nga pikat kryesore të programit ekonomik të PD, për të cilin Basha tha se janë dashur 2 vite për ta hartuar, është hapja e 110 mijë vendeve të punës, rritja e pagës minimale nga 30 mijë lekë në 36 mijë lekë, (edhe pse më herët kishte premtuar se do e bënte 400 euro), taksë 9% të fitimit mbi të gjitha bizneset me një xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë të reja , totali i taksave dhe tarifave vendore i bizneseve të vogla e të mesme jo  më i lartë se 0.5% e xhiros.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drini: 01/02/2021 06:57

    Hajduti i koncensioneve te PD u rikthye ne loje. Ky duhet te ishte ne burg per privatizimet e koncensionet korruptive.

    Përgjigju
  • LORA: 31/01/2021 22:30

    Babalet e vet-djegun nuk mbajne pergjegjsi per njerzit qe do t'i marrin seriozisht mashtrimet-premtime te "programit" te tyre ekonomik. Tung.

    Përgjigju
  • lenci: 31/01/2021 21:14

    Keta idjotet e PD filluan me mashtrime sepse mendojne se populli eshte budalla prandaj thone idjotizma si keto..... Do bejme energjine elektrike falas.... Nuk do te paguani ujin... Do rritim pensionet.... Do rrisim rrogat... Etj, etj, etj.... Keshtu beri Luli ne Tirane TRAMPIN.... Qe ne fakt beri trapin.... Kjo eshte PD...

    Përgjigju
  • perpara me rrumpallen e shqupit: 31/01/2021 20:14

    me amre nje makine llogaritese nji mij lekshe e te besh 2 llogari qe thone keta qe do ulin cmimin e naftes per fasonet do ulin cmimine e nergjise do paguajne stazhin e studenteve do rrisin rrogen minimale( qe nga 400 euro e cuan ne 290 per pak muaj) e 35 mij lek kalamajve ....kuptohet qe keta te lul shqupit nuk ja kane haberin e ekonomise dhe te drejtimit te nje pularije e jo me te nje shteti gjith keto plane kushtojne miliona euro qe nuk i kemi.kujton se esht e thjeshte:mjafton te stampojne lek perdite qe te arrijne gjerat e premtuara?sa te pa shprese jane mor aman.ky ketu pastaj lene se ta mbush mendjen per te mencur se esht pa floke si puna ime

    Përgjigju
    • Dodo: 31/01/2021 20:23

      Shum dakord ecni para me ate pallen e te gjatit nga pas se jeni mir

  • Pelioni: 31/01/2021 19:49

    Dy vjet punë për t'ju prezantuar shqiptarve,programin Alla Sude as më shumë e as më pak,për shqupin me në krye lulushin qeverisja e shqipërisë me modelin Alla Sude është arritja më e madhe e demokracisë PD-iste. Aferim të qoftë lulush,paratë bëhen në pemë,PD i mbledh si në 97.

    Përgjigju
  • zara: 31/01/2021 19:45

    Si do e ulin? Se nuk e marrim vesh, nga 24 orë në ditë energji që marrin tani do marrin më pak? Premtimet tuaja nuk i beson njeri.

    Përgjigju
  • dulja: 31/01/2021 19:40

    gjere die partia jote hithte ne here shtyllate e tensionit te larte ,kure se ju sote do na ulni energjine gjithe prralla jeni pere ate mute karrige

    Përgjigju
  • Fshati: 31/01/2021 19:29

    Sa familje ka ne Shqiperi ?

    Përgjigju
    • Mashkullori: 31/01/2021 19:57

      Nuk besoj se ka me shume.Me kater fryme mesatarisht per familje,dalin rreth 2 milion e 8 qind e 40 mije familje. Pra do ju ulen te gjithe familjeve... Por sa do jete ky cmimi i ulur krahasuar me te sotmin? Sa do jete marzhi per familjet qe perdorin shume me kursim energjine sepse deri me sot eshte 300 kw,per familje,po neser sa do jete ky marzh dhe cmim i diferencuar per ata qe perdorin mbi 300 e deri me mijra kw ne muaj? Apo do e thote si ate cmimin e naftes qe do e "blejne" fasonerite me 240 lek te vjetra me pak,ndersa kur thote se sa du ule cmimin e naftes thote se do e ule 24 lek,(asa te vjetra as te reja)... PD-ja nje parti rrumpalle dhe premtimet elektorale perseri rrumpalle jane...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja