Programi ekonomik i PD-së, Stringa: Fatura e shpenzimeve mbetet e njëjtë, premtimet shtohen! Në krye të programit duhet të ketë uljen e borxhit publik

Eksperti i Ekonomisë Azmi Stringa, i ftuar në emision '5 Pyetje nga Babarama' në Report Tv foli në lidhje me menaxhimin e financave publike në vendin tonë, ndërkohë që ceku edhe programin ekonomik të Partisë Demokratike, premtime që synon t'i realizojë nëse fiton zgjedhjet e 25 prillit.

Stringa tha se opozita në krye të programit të saj duhet të ketë uljen e borxhit publik, ndërkohë që shtoi se ende nuk ka një shifër të saktë të se sa do të jetë rritja ekonomike dhe a është ajo e kapshme.

Aktualisht shtoi Stringa ne jemi në kushtet e një krizë, dhe se ekonomia shqiptare ka 10 vite që është në stanjacion.

'Ajo që mua më bën përshtypje është mënyra sesi po adresohen çështjet nga palët politike, Mendojnë se shqiptarët nuk marrin vesh nga ekonomia. Palët po injorojnë ekzistencën e realitetit. Qeveria thotë se çdo gjë shkon mirë. Për katër vite do të kemi mundësi të bëjmë shumë më pak se kemi probleme të thella ekonomike. Opozita e injoron problemin duke dhënë alternativa shumë ambiciozë. Ne jemi në një situatë të rëndë ekonomike dhe jemi në një situatë të rëndë të financave publike dhe nga keqmenaxhimi i të ardhurave publike.

Pjesa më e madhe e barrës është ulja e taksave nga 15-9%. Do të ulet edhe akciza e naftës, 25 lekë, edhe ulja e sigurimeve shoqërore nga 25% që paguajnë të dyja palët në 18%, po ti marrim së bashku pjesën më të madhe e ka kjo e sigurimeve. Fatura në total ka dy probleme, unë konstatoj se ne akoma nuk i dimë të dhënat. A u përfshinë fatura për energjinë, fatura mbeti njësoj, por premtime të tjera u shtuan! Duhet të shihet programi zë më zë me koston përkatëse. Nuk mund ta marrim programin të shkëputur nga njëri tjetrit. Duhet të zgjidhen problemet strukturale në ekonomi. Thuhet se do të krijojmë rritje ekonomike, por duhet të dimë sa është kjo shifër dhe a është e kapshme?! Në kokë të programit ekonomik, duhet të kishte sa do të ulej borxhi publik. Ne jemi në kushtet e krizës aktualisht, por ekonomia jonë ka pasur probleme strukturale të mëdha para se të ndodhë tërmeti. Ne kemi 10 vite stanjacion. Para se të ndodhte tërmeti pati një rënie sërish ekonomike. Një rritje ekonomikë prej 7% ka ndodhur vetëm në 2007. Unë nuk them se nuk bëhet, por nuk bëhet direkt në vitin e parë. Pyetja shtohet se si do ti bëjmë? Duhet që ekonomia të jetë e çliruar, nga modeli aktual. '- tha Stringa.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardit: 02/03/2021 00:49

    Më në fund një ekspert ekonomie serioz, që flet me këmbë në tokë pa ëndrra me sy hapur e premtime boshe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja