Programi elektoral i PD/ Basha rikthen propozimin për taksën e sheshtë 9%, kufiri për tatimin 0 mbi pagat 60 mijë lekë të reja

Programi elektoral i PD/ Basha rikthen propozimin për taksën e sheshtë 9%, kufiri për tatimin 0 mbi pagat 60 mijë lekë të reja

1717173138_lulzimbasha.JPG

Partia Demokratike rikthen sërish propozimin për kthimin e taksës së sheshtë, propozim i bërë ndër vite nga PD dhe heqjen e taksës progresive të vendosur nga qeveria socialiste kur erdhi në 2013.

Basha beson se kjo taksë e sheshtë unike 9% do t’I japë fund bilanceve të dyfishta me këtë rast do të ketë më pak informalitet dhe mbi 40% e ekonomisë informale shqiptare, të prodhojë mesatarisht 1.5 miliardë euro. Gjithashtu propozon që kufiri për tatimin 0 mbi pagat do të jetë 600 mijë lekë të vjetra (60 mijë lekë). Aktualisht është 500 mijë lekë të vjetra.

Gjithashtu rikthen dhe propozimin për zero tatim fitimi deri në 14 milionë lekë xhiro. 

Bizneset e vogla nën 14 milionë lekë të reja, pra nën 140 mijë euro, nuk do të jenë subject i kësaj takes.

Po për shtresën e mesme shqiptare, për profesionistët shqiptarë, për biznesin e vogël shqiptar dhe për sipërmarrjen e ndershme shqiptare PD nuk mund dhe nuk do të qëndrojë duarkryq. Ekonomia shqiptare meriton më shumë, sipërmarrja shqiptare meriton më shumë dhe ne pa asnjë hezitim do të t’i japim taksën e sheshtë. Taksa e sheshtë 9%, tatim fitimi 9%, tatim për të ardhuart personale 9%, dividenti me taksën e sheshtë 9% edhe për profesionet e lira, ne do t’i japim fund kamxhikut të arbitraritetit që është sot një nga shkaqet kryesore të mbylljes të sipërmarrjes shqiptare, të shpunësimit të shqiptarëve, të emigracionit të trurit dhe të varfërisë dhe të gjendjes së keqe ekonomike.

Bizneset e vogla nën 14 milionë lekë të reja, pra nën 140 mijë euro, nuk do të jenë subject i kësaj takes.  Ndërkohë që kufiri për tatimin 0 mbi pagat do të jetë 600 mijë lekë të vjetra. Mbi 600 mijë lekë të vjetra diferenca do të tatohet me një shkëllë dhe një shkallë të vetme 9%. 40% e ekonomisë shqiptare është sot informale, është sot si me thënë poshtë tavolinës, me balance të dyfishta, me balance fallco, përpiqen t’i largohen taksave të larta dhe të shmangin konkurrencën e padrejtë se të gjithë e dimë që taksat si paguan askush njësoj.

Klientët e qeverisë nuk i paguajnë ose i paguajnë më pak dhe të gjithë të tjetër duhet pastaj të kompensojnë vlerën e munguar. Me taksën e sheshtë 9% ne i japim fund bilanceve të dyfishta. Ne nxjerrim mbi tavolinë dhe në dritën e formalitetit sipërmarrjen shqiptare, profesionistët shqiptarë dhe bëjmë të mundur që të ardhurat publike të dyfishohen brenda 4 vjeçarit të parë të PD.

Ne do të bëjmë të mundur që mbi 40% e ekonomisë informale shqiptare, të prodhojë mesatarisht 1.5 miliardë euro më shumë për publikun shqiptarë, për pensionistët shqiptarë, për fëmijët shqiptarë, për fermerët shqiptarë.

Takswn e sheshtw e vendosi Berisha kur ishte në pushtet por pas ardhjes sw qeverisw Rama nw pushtet kemi taksw progresive .  


Lajmi kryesor:

Basha prezanton programin elektoral: Krijojmë xhandarmërinë kombëtare! Rikthim tek taksa e sheshtë, 9% për profesionet e lira! Brenda 4 viteve heqim vizat me SHBA


S.G/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë