Programi elektoral i PD-së/ Çollaku: Do të mbështesim pa rezerva Procesin e Berlinit, kundër çdo formati tjetër që rrezikon parimet e integrimit

Gjatë prezantimit të programit elektoral, nënkryetari i PD-së, Kreshnik Çollaku, premtoi se procesi i negociatave me BE-në do të përfundojë në mandatin e parë qeverisës së PD-së, me qëllim anëtarësimin e vendit ne union.

“Partia Demokratike angazhohet ne perfundimin brenda mandatit te pare te procesit te negociatave per shumicen e kapitujve me BE,me qellim pergatitjen e vendit per antaresim te plote ne BE brenda vitit 2030.

Partia Demokratike angazhohet per cmontimin e plote tr pengesave drejt integrimit te vendit me BE.

Me mbeshtetjen e drejtesise se pavarur dhe Spak ne luften kunder korrupsionit.

Me goditjen drastike te lidhjeve te politikes me krimin e organizuar permes luftes pa kompromis me grupet kriminale dhe interesat e tyre ekonomike e financiare.

Me goditjen  e lidhjeve te politikes me krimin e organizuar duke nxitur dhe realizuar vetting politik per cdo funksionar publik apo shteteror.

Me garantimin e proceseve zgjedhore te ndershme e te lira. Me garantimin e mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te qytetareve

Partia Demokratike ndjek me vemendje dhe si antare e Nato ndan pergjegjesine e rruges integruese te Ballkanit Perendimor,te paqes sigurise ne rajon.

Partia Demokratike garanton mbeshtetje e angazhim te plote e aktiv ne te gjitha nismat rajonale qe synojne integrimin euroatlantik te rajonit,si dhe mbeshtet totalisht e pa rezerva  nisma si Procesi i Berlinit,duke dekurajuar cdo format tjeter me destinacion te paqarte dhe qe rrezikon te devijoje  nga parimet e integrimit ne BE.

Partia Demokratike ka si ceshtje prioritare ne politiken e saj te jashtme  interesat shqiptare ne rajon”,-është shprehur Çollaku.


Lajmi kryesor:

Basha prezanton programin elektoral: Krijojmë xhandarmërinë kombëtare! Rikthim tek taksa e sheshtë, 9% për profesionet e lira! Brenda 4 viteve heqim vizat me SHBA


K.M/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja