Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se PD do vendosë një moratorium 1-vjeçar ku do ndalohen gjobat nga organet lokale dhe do ulë numrin e inspektimeve të bizneseve.
"Ne do të vendosim një moratorium 1 vjeçar, gjatë të cilit do të ndalohen gjobat nga organet lokale apo qendrore për bizneset dhe do të reformohet tërësisht sistemi i inspektimit. Ne do ta ulim dhe do ta kufizojmë me ligj edhe numrin e inspektimeve dhe kontrolleve ndaj bizneseve. Gjatë një viti nuk do të bëhen më shumë se 10% inspektime apo kontrolle te bizneseve.
Lajmi kryesor:
Lulzim Basha prezanton programin e PD-së për biznesin dhe anti-korrupsion: Për 1 vit nuk do ketë gjoba për bizneset, do ulim numrin e inspektimeve (VIDEO)
