TIRANË - Kryedemokrati Lulzim Basha ka prezantuar mëngjesin e kësaj të hëne programin politik të PD-së për biznesin dhe luftën kundër korrupsionit. Fillimisht, përmes këtij programi, synohet përfshirja e Shqipërisë mes 30 vendeve më të mira për të bërë biznes.
"Siç u tha dhe pak më parë, Shqipëria renditet e 82-ta në botë mes 190 vendesh, sipas raportit Doing Business 2020. Një vend ky mjaft i ulët krahasuar me 4 vende të rajonit. Objektivi ynë është ta fusim Shqipërinë mes 30 vendeve më të mira për raportin "Doing Business" - tha Basha.
Basha thotë se përmes këtij programi do të nxitet klima e të bërit biznes dhe lufta kundër korrupsionit ku më pas është adresuar nga kryeministri Rama duke u shprehur se qeveria e tij ka dështuar në këto dy drejtime gjatë 8 viteve.
Një nga pikat kryesore të programit për biznesin është vendosja e një moratoriumi 1-vjeçar gjatë së cilës do ndalohen gjobat nga organet lokale e qendrore ndaj bizneseve. Ai thotë se do kufizojë me ligj numrin e inspektimeve dhe kontrolleve ndaj biznesit ku gjatë një viti nuk do të bëhen më shumë se 10% inspektime apo kontrolle te bizneseve.
Basha thotë se PD do ulë numrin aktual të licencave dhe lejeve të biznesit që jepen sot nga shteti si dhe do përgjysmojë afatet ligjore çdo leje nga 60 ditë në 30 ditë. Disa pika të tjera të programit të biznesit nga PD është dhe ngritja e një Bordi të Transparencës Fiskale që do monitorojë zbatimin e politikave fiskale nga bizneset.
Ai thotë se nuk do lejojë asnjë operator off-shore në tendera, gara apo koncesione si dhe do ketë një institucion ndërkombëtar që ku do të kalohet në lupë çdo koncesion dhe PPP. Gjithashtu Basha shprehet se nuk do ketë asnjë kontratë të re publike për ato kompani që nuk kanë përfunduar 70% të kontratës ekzistuese publike.
Së fundmi, Lulzim Basha deklaroi se do të ngrejë Agjencinë Kundër Korrupsionit e cila do koordinojë përpjekjet për luftën ndaj korrupsionit dhe duke përgatitur dosjet korruptive.
TË GJITHA PROGRAMET E PD-së
Programi ekonomik
Programi i shëndetësisë
Programi i rinisë
Programi i arsimit
Programi për Turizmin
Programi për mirëqenien sociale
Programi për të përndjekurit politik
Programi për Integrimin
Së fundmi, Lulzim Basha deklaroi se do të ngrejë Agjencinë Kundër Korrupsionit e cila do koordinojë përpjekjet për luftën ndaj korrupsionit dhe duke përgatitur dosjet korruptive.
"Unë angazhohem në ngritjen e menjëhershme të Agjencisë Kundër Korrupsionit, e cila do të koordinoje përpjekjet tona për të luftuar korrupsionin në çdo qelizë, duke përgatitur dhe dosjet korruptive. Zbatimi i Ligjit Anti-mafia dhe parimeve të tij edhe për aferat korruptive duke zbatuar të njëjtat parime edhe për asetet që janë vendosur nga praktika korruptive. Vendosjen e detyrueshme të kontrollit për çdo kontrate publike koncesionare edhe nga Zyra e Auditit të Brendshëm përveç kontrollit që ushtron institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Angazhohem për të ngritur një sistem që vendos ne qendër individin dhe, familjen, qe ngre pagat dhe rrit pensionet, një sistem që motivon të drejtën, një sistem ku unë si kryeministër nuk do të kem pushtet të pakufizuar, por do të ketë institucione dhe mekanizma që kontrollojnë dhe monitorojnë! Për të gjithë ata që pyesin ku do të gjenden paratë: paratë do të gjenden në buxhetin e shtetit, ku përmes këtyre masave çdo vit shqiptarëve do t’u kursehen kosto të tilla si ajo prej 7,2 miliard euro e korrupsionit në këto 8 vit" - tha Basha.
Disa pika të tjera të programit të biznesit nga PD është dhe ngritja e një Boredi të Transparencës Fiskale që do monitorojë zbatimin e politikave fiskale nga bizneset. Ai thotë se nuk do lejojë asnjë operator off-shore në tendera, gara apo koncesione si dhe do ketë një institucion ndërkombëtar që ku do të kalohet në lupë çdo koncesion dhe PPP. Gjithashtu Basha shprehet se nuk do ketë asnjë kontratë të re publike për ato kompani që nuk kanë përfunduar 70% të kontratës ekzistuese publike.
"Do të eliminojmë çdo interpretim ligjesh nga zyrtarët e ministrat duke mbledhur legjislacionin fiskal në një Kod Tatimor të vetëm. Do të eliminoj çdo përjashtim nga ligjet, që sot janë bërë rregull. Unë angazhohem të ngre Bordin e Transparencës Fiskale, i pavarur nga qeveria, me emërim nga Parlamenti, që do të monitorojë zbatimin e të gjitha politikave fiskale. Angazhohem të krijoj mjedisin më favorizues për mbështetjen e biznesin duke eleminuar koston e korrupsionit dhe duke krijuar një sistem të thjeshtë taksash me një nivel, ku në qendër është individi dhe familja dhe shteti ka një rol dytësor. Asnjë kontroll tatimor për biznesin e vogël që demonstron pullën fiskale dhe asnjë zyrtar shteti ne dyer te bizneseve. Nuk do të lejoj asnjë operator off-shore në tendera, gara dhe koncesione. Me një institucion të besueshëm ndërkombëtar do të kalohet në lupë çdo koncesion dhe PPP i dhënë duke përfshirë në një hetim të imtësishëm çdo kontratë të dhënë këto vite. Nuk do të ketë asnjë gare publike me një operator me qëllim që të rrisim konkurrencën në treg. Nuk do të ketë asnjë kontratë të re publike për ato kompani që nuk kanë përfunduar 70% të punës në kontratat ekzistuese, me qëllim të zgjerojmë numrin e kompanive dhe të rrisim konkurrencën" - tha Basha.
Basha thotë se PD do ulë numrin aktual të licencave dhe lejeve të biznesit që jepen sot nga shteti si dhe do përgjysmojë afatet ligjore çdo leje nga 60 ditë në 30 ditë.
"Ne do të ulim në mënyrë drastike numrin aktual të gjithë licencave dhe lejeve që jepen sot nga shteti. Do të përgjysmojmë afatet ligjore për çdo leje që kërkon vendimmarrje shtetërore, nga 60 ditë për lejet mjedisore të tipit A në vetëm 30 ditë. Do të luftojmë për një ekonomi tregu ku nuk sundon monopoli apo oligopoli. Ne do të fokusohemi jo vetëm në biznesin e madh por edhe tek biznesi i vogël dhe i mesëm që është motori i ekonomisë shqiptare. Ne besojmë tek shtresa e mesme dhe jemi të bindur që ajo është shtylla e zhvillimit ekonomik por edhe e stabilitetit demokratik. Qeverisja e vogël dhe efektive do të jetë në qendër të vëmendjes sonë. Një Shqipëri që Fiton është ajo ku të gjithë qytetarët janë të barabartë përpara Ligjit njësoj siç janë përpara Zotit. Çdo vendim i qeverisë do të jetë transparent. Unë do të publikoj në 100 ditët e para të punës normën e taksave për 4 vite, duke ofruar parashikueshmërinë fiskale" - tha Basha.
Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se PD do vendosë një moratorium 1-vjeçar ku do ndalohen gjobat nga organet lokale dhe do ulë numrin e inspektimeve të bizneseve.
"Ne do të vendosim një moratorium 1 vjeçar, gjatë të cilit do të ndalohen gjobat nga organet lokale apo qendrore për bizneset dhe do të reformohet tërësisht sistemi i inspektimit. Ne do ta ulim dhe do ta kufizojmë me ligj edhe numrin e inspektimeve dhe kontrolleve ndaj bizneseve. Gjatë një viti nuk do të bëhen më shumë se 10% inspektime apo kontrolle te bizneseve.
O lule zim nuk ke per tu bere kurre kryeminister.. Vendin e ke ne burg.. I ke ly duar me gjak. Ke vrare njerez te pa fajshem.. Nuk e haron populli o lule zim.. Je nje kriminel o lule zim mos shiko endra me sy hapur or debil
PërgjigjuTi je genjeshtar patologjik. Mjaftojne organet e reja te drejtesise per antikorrupsionin. Dhe ti je nje nga personat qe ata duhet ta marrin nen hetim
PërgjigjuSi mo per nje vit sdo kete inspektime. Kjo do te thote qe te vjedhin me te madhe
PërgjigjuTe vjedhin sa te kenaqen posi.edhe faturen ta paguar ne.o lyl palla