Sporti në shkolla, Rama kritika kryebashkiakëve: Financimi i klubeve private duhet të mbarojë, zero lekë për evazionin fiskal! Fidel Ylli: Të angazhohemi seriozisht për realizimin e programit

Programi i ri kombëtar i sportit në shkolla e universitete synon të adresojnë problemin e madh shoqëror të mungesës së aktivitetit fizik te fëmijët dhe të rinjtë. Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama në një takim me Komiteti Olimpik Shqiptar, kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e arsimit.

Sipas Ramës, synimi i këtij programi është ndërtimi i skuadrave në çdo shkollë 9-vjeçare, gjimnaze dhe universitete dhe krijimi i kompeticonet sportive në nivel qarku dhe kombëtar. Megjithatë Rama theksoi se realizmi i këtij programi nuk mund të jetë i plotë pa bashkëpunimin e të gjitha palëve, duke mos i kursyer kritikat për kryebashkiakët. Ai tha se është e papranueshme që nga 61 bashki, vetëm 18 kanë kthyer përgjigje për formularët e dërguar nga Komiteti Olimpik Shqiptar për të treguar mbi terrenin sportiv që kanë në dispozicion.

Kryeministri i kërkoi kryebashkiakëve që t'i kushtojnë rëndësi këtij projekti dhe t'i japin fund financimit të klubeve private sportive "ku ju vetë hidhni lekë e nuk merrni pas asgjë, veç shumë herë turpit të sportit dhe bashkisë". Sipas Ramës, këta klube private sportive kryejnë evazion fiskal.

"Ky është një organizim shumë më profesional, efikas shumë më masiv dhe shumë më tepër impakt në jetën e komunitetin. Janë 2 programe me 3 komponentët, Programi kombëtar i sporteve në shkollë dhe ai i zejeve ku përfshihet edhe teknologjia që synojnë të adresojnë problemin e madh shoqërorë, ku për fëmijët dhe të rinjtë nuk ka thuajse fare aktivitet të organizuar në vijimësi që të kenë një hapësirë edukimi, që ndihmon për mirë zhvillimin e tyre, rritjen dhe zhvillimin e talenteve të tyre. Përqendrimi i fëmijëve është gjithnjë më i madh te elektronika dhe i munguar në pjesë të tjera më të rëndësishme. Programi i sportit do na ndihmojë edhe për të filluar një spostim të rëndësishëm të aktivitetit nga ajo që sot zhvillohet në mënyrë informale në qytete të ndryshme dhe klube ku prindërit shpenzojnë shumë para.  Synimi është të ndërtojmë skuadrat në çdo shkollë 9-vjeçare, gjimnaz, universitet dhe të krijojmë dhe kompeticonet sportive në nivel qarku dhe kombëtar. Kjo është e pamundur të bëhet nëse bashkitë dhe drejtoritë arsimore nuk marrin përsipër të bëjnë detyrat e tyre. E papranueshme që ende pas 1 muaji pjesa më e madh e bashkive nuk japin përgjigje për disa kërkesa shumë elementare për të pasur dijeni mbi terren që janë në dispozicion. Inventarin e palestrave, shkollave ne nuk e kemi të vështirë ta shqyrtojmë, por flasim për terrenet sportive në dispozicion. Duhet të rrisim sipërfaqen e terreneve sportive të hapura. Por si mund ta bëjmë këtë pa marrë informacione? Mbase nuk e keni kuptuar rëndësinë e kësaj, i është dukur si problematikë burokratike, se imagjino që as Bashkia e Tiranës nuk i ka sjellë. Të mirat e këtij programi janë të panumërta, por varet nga ne sa tërheqës e cilësorë do arrijë të jetë. Fondi i vënë në dispozicion është i konsiderueshëm. Të bëjmë me këtë program një bum në aspektin e krijimit të një hapësire të re sociale. Duhet të ndërtojmë një qendër olimpike në Tiranë. Na duhet një rishikim nga Bashkitë i qasjes me fondet e sportit. Janë bërë disa hapa disi detyrues ndaj bashkive, po ato vazhdojnë të hedhin kot para për futboll, për ekipe privat epa asnjë arsye në botë. lekë me humbje që nuk ka asnjë vlerë. Duhet të financoni sportin për të gjithë, jo ë financoni skuadra futbolli pronarësh privatë ku ju vetë hidhni lekë e nuk merrni pas asgjë, veç shumë herë turpit të sportit dhe bashkisë, imazhe që marri dhe rrugën e botës siç ndodh rëndomë. Nuk mund të stimulohet huliganizmi, rrugaçëria me paratë e taksapaguesve. Ky është një gjynah i madh që duhet të mbarojë. Jo jep lekë për evazion fiskal të klubeve të futbollit dhe kampionate që nuk i duhen askujt në gjendjen ku janë", tha Rama.

Të njëjtën thirrje për bashkëpunim nga Bashkitë pati edhe kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli i cili tha se ata kanë për detyrë të rregullojnë palestrat e tyre dhe të krijojnë kushte që të certifikohen për të bërë aktivitet. Ai theksoi se projekti prek 16 mijë nxënës e studentë dhe do të krijohen 700 skuadra si dhe do të punësohen më shumë se 380 trajnerë volejbolli dhe basketbolli që do të paguhen.

"Krijimi i një programi kombëtar për sportin që në vitin e parë do jetë në dy sporte, kaq ishte buxheti, basketboll dhe volejboll në shkolla 9-vjeçare, gjimnaze dhe universitete. Do fokusohemi te profesionalizmi i sportit, do zgjidhen fëmijët më ë mirë dhe do krijohen ekipet në shkollat 9-vjeçare, gjimnaze e universitet me trajnerë të mirëfilltë që do të paguhen. I vijmë në ndihmë dhe familjeve që mos harxhojnë para për ta çuar fëmijën në një aktivitet fizik. Projekti prek 16 mijë nxënës e studentë në shkollat 9-vjeçare, gjimnaze e universitete. Do krijohen më shumë se 700 skuadra, më shumë se 380 trajnerë volejbolli dhe basketbolli. Të gjithë nxënësit dhe studentët do përfitojnë nga aktivitet promovuese. Kemi dërguar formularë dhe kemi marrë përgjigje vetëm nga 18 bashki nga 61. Ky projekt nuk bëhet i mundur nga Komiteti Olimpik, ka paraqitur një projekt në qeveri dhe kërkon angazhim total tuajin pasi sporti bëhet në bashki, në shkollë jo në komitetin olimpik. Të zhvillojmë jetën e këtyre qyteteve totalisht të rrënuara. Duhet të angazhoheni seriozisht të na jepni pikë kontakti kush do të jetë përfaqësuesi i Bashkisë që do koordinohet me Komitetin Olimpik. Duam të krijojmë atë traditën e hershme para viteve '90. Do i pajisim nxënësit e studentët me bazë materiale, bashkitë kanë për detyrë të rregullojnë palestrat e tyre, të krijojnë kushte që të certifikohen për të bërë aktivitet", theksoi Fideli .

Për Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu tha se ky program është edhe investim për shëndetin e fëmijëve e të rinjve nëpërmjet aktivitetit fizik.

"Obeziteti te fëmijët 4-11 vjeç vlerësohet të jetë 11%. Këto janë faktorë risku që nuk duhen neglizhuar. Ne kemi nisur një program 4-vjeçar për shkollat që promovon jetesën e shëndetshme. Një program më special dedikuar fëmijëve dhe të rinjve që kërkon të diktojë talent epërmes sportit, edukim në këtë drejtim. Ne jemi të gati të angazhohemi në të gjithë elementët që do ketë ky program për ta bërë sa më të adaptueshëm. Dihet si ndikon aktiviteti fizik në shëndetin e fëmijëve. Ishim mësuar të shpenzohej vetëm për sëmundjen, por kemi treguar se vizioni ynë mbështet kujdesin për shëndetin. Ky program synon të investojë për shëndetin e fëmijëve tanë nëpërmjet aktivitetit fizik", tha ministrja.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm