Programi italo-shqiptar, Gaiani: 
'4,6 mln euro për 12 projektet fitues'

Programi italo-shqiptar, Gaiani: <br />'4,6 mln euro për 12 projektet fitues'
TIRANË- Janë prezantuar ditën e sotme projektet e fituese të Programit Italo-Shqiptar, të Konvertimit të Borxhit për Zhvillim. Prezantimi u bë në Ministrinë e Financave, ku fituese u shpallën 12 institucione qendrore dhe lokale, me projekte që kapin vlerën e 4,6 milionë euro. Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se këto projekte do kenë impakt pozitiv në jetën e disa komuniteteve në vend. Dhe janë të fokusuara në prioritetet që ka vendi, si në arsimin fillor atë profesional apo edhe trajnime personave me aftësi të kufizuara. 

“Është pozitiv fakti që projekt-propozimet e dorëzuara përfshijnë të gjitha fushat prioritare të Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit dhe Integrimit, ku një vend të rëndesishëm zënë projektet në fushën e përmirësimit të arsimit bazë në zonat me mangësi të theksuara, përmirësimit të formimit profesional, përmirësimit të shërbimit shëndetësor bazë dhe atij parandalues, iniciativa për të mbështetur integrimin social të grupeve shoqërore më të rrezikuara dhe punësimin e të rinjve” tha Cani

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani, u shpreh se ky program tregon më së miri dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Ai theksoj se nga 96 projekte janë përzgjedhur 12 që ishin më cilësoret dhe kanë impakt pozitiv për komunitete të ndryshme në gjithë vendin. 

“Vitin e kaluar kemi shpallur fituese 13 projekte, dhe kemi pare rezultate te mire nga aplikimi tyre. Dhe besoj se edhe nga projektet e reja do te kemi rezultate impresionuese. Kooperacioni italian beson shumë te ky intrument, por kjo konfirmon edhe një herë impenjimin që Italia ka ndaj Shqipërisë dhe lidhjeve miqësore që ekziztojnë mes 2 vendeve tona. Jemi gjithashtu të kënaqur për numrin e madh të kërkesave që kanë ardhur ndaj kësaj thirrjeje.” theksoi ambasadori Gaiani

Zëvëndëskryeministri Niko Peleshi, vlerësoi se këto projekte po nxitin bashkepunimin e të gjitha niveleve të pushtetit dhe shoqërisë civile. 
gaiani
(Në foto: Ambasadori italian Massimo Gaiani, Ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe zëvendësministri Niko Peleshi, gjatë prezantimit)

Projektet fokusohen në:
• Sektorin e Edukimit (kryesisht rikonstruksion godinash arsimore),
• Sektorin e Shëndetësisë,
• Sektorin e zhvillimit agroturistik,
• Mbështetjen e personave me aftësi të kufizuar
 
Nga 12 projektet e përzgjedhura për t’u financuar:

•  4 janë projekte në nivel kombëtar,
•  3 projekte janë në veri të vendit,
•  3 projekte janë në jug-lindje, dhe 
•  2 projekte janë në jug –perëndim.

Ndër projektet që fituan ishin:
1-    Ministria e shendetësisë fushata për parandalimin e kancerit të gratë dhe përmirësimi I diganostifikimit dhe kurimit në repartin e onkologjikut në spitalin Nënë Tereza në Tiranë.
2-    Ministria e Shëndetësisë programi për  informatizimin e shëndetësisë.
3-    Bashkia Fier dhe Bashkia Vlorë, projekti për trajnimin e të rinjve të fëmijëve me aftësi të kufizuar për tu aftësuar për punësim dhe mësim.
4-    Ministria e Bujqësisë projekti për krijimin e një ekonomie rurale në rritje dhe të qëndrueshme.
5-    Bashkia Bulqizë projekti për ndërtimin e një shkolle fillore.
6-    Bashkia Himarë projekti për ruajtjen dhe rehabilitimin e pasurisë arkitektonike të kësaj zone. 
 
Këto 12 projekte janë të projektuara për:

të zgjeruar trajnimin teknik profesional në fushën e modës për industrinë e këpucëve;
për ristrukturimin e ndërtesave të papërdorshme shkollore;
për të mbështetur vajtjen në shkollë të fëmijëve që nuk dëgjojnë nëpërmjet futjes dhe përdorimit të teknologjive të reja të informacionit;
për të nxitur përfshirjen sociale të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara;
për të forcuar parandalimin e kancerit për gratë;
për të futur një sistem të ri të Informacionit Shëndetësor për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve dhe të shpenzimeve publike në shëndetësi;
për zhvillimin e zonave rurale për të promovuar turizmin dhe diversifikimin e aktiviteteve prodhuese për krijimin e mundësive të reja të punësimit dhe të kontribuojnë në rigjenerimin e kulturës, natyrës dhe arkitektonisë së vendit.

Ky është viti i dytë e shpalljes së projekteve në kuadër të programit IADSA, me vlerë rreth 20 milionë euro. Në vitin e parë u shpallën fitues 13 projekte me vlerë, rreth 4.5 milionë euro. Brenda këtij viti do të bëhet thirrja e 3-të e garës.

cani
(Në foto: Ambasadori italian Massimo Gaiani, Ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe zëvendësministri Niko Peleshi, gjatë prezantimit)

Programi aktual i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Italo-Shqiptar përfshin një instrument inovativ financimi, Programin e Konvertimit të Borxhit për Zhvillim, e cila ka për qëllim të mbështesë zbatimin e projekteve në sektorin social, propozuar nga institucionet përkatëse Publike Shqiptare.

Projektet e pranueshme, duhet të bazohen mbi prioritetet strategjike të përfshira në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, strategjitë e rishikuara sektoriale dhe ndërsektoriale dhe Planin e Veprimit Kombëtar për Implementimin e Marëveshjes së Asocim Stabilizimit. Gjithashtu duhet të bazohen në sektorët e mëposhtëm prioritarë: arsim, aftësim profesional, shëndet publik, përfshirjen sociale të kategorive të margjinalizuara, gjenerimin e punësimit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të territorit në një prespektivë afatgjatë duke kontribuar në krijimin e vendeve të lira të punës edhe në zonat rurale të vendit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Elbasan, dy të plagosur

Aksident në Elbasan, dy të plagosur