Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama i cili tha  se programi i PD është shkatërrimtar dhe falimentues për shtetin, si dhe sipas tij i ngjaan karakterit të kreut demokrat Lulzim Basha.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i përgjigjet duke thënë se Rama ka frikë nga Lulzim Basha.

“Eshte me se e kuptueshme pse je i trembur nga Lulzim Basha. Ske faj. Te ka nxjerre ashtu sic je para shqiptareve dhe nderkombetare nje hajdut dhe bashkepuntore kriminelesh e perdhunuesish. Koha jote ka mbaruar. Me 25 prill ti humbet, Shqiperia fiton”, tha ai.

Lidhur me programin e PD, Rama më tej tha është i dobët dhe pa shtyllë kurrizore. Basha ka prezantuar deri tani  programin ekonomik dhe atë për shëndetësinë me të cilën demokratët pretendojnë të fitojnë zgjedhjet e 25 prillit. Hapja e vendeve të reja të punës ka qenë pjesë e programit ekonomik, ku Basha ka nisur edhe takimet me shtresa të ndryshme të shoqërisës për prezantimin e pikave të tij, ndërsa një ditë më parë prezantoi programin për shëndetësinë ku premtoi rritje rrogash për bluzat e bardha dhe hapjen e një fakulteti të ri për mjekësinë, por nuk tha asnjë fjalë në lidhje me pandeminë dhe menaxhimin e saj.